I rrejshëm

(Video)Doktori amerikan trondit botën, tregon të vërtetën e Koronavirusit: Nuk ka vdekur asnjë, janë manipulime, me vaksinën do na vrasin

cover image

Myth Buster: MythBuster

Post Link

Date: 26/04/2020

Miti

Njëri nga ‘’lajmet’’ që bëri bujë në rrjetet sociale dhe u shpërnda  mbi 1,500 herë (26.04.2020) vetëm nga faqja fol.mk dhe në disa portale tjera online flet për të vërtetën tronditëse të ‘’doktorit amerikan që tregon se askush nuk ka vdekur nga koronavirusi, të gjitha janë manipulime dhe se me vaksinë do të na vrasin.

Intervista e shkëputur është e mbushur me teori konspiracioni të cilat qarkullojnë muajt e fundit në rrjetet sociale dhe me teori konspiracioni të cilat riciklohen për tu ndërlidhur me situatën aktuale.

Artikulli në fjalë është shkëputje e një interviste 50 minutash.

1. Intervista është e dhënë për Next News Network

2. Doktori amerikan: Rashid Buttar

3. Intervista

I rrejshëm

Demistifikim dhe Qartësim

MythBuster tash më disa herë ka demistifikuar, qartësuar dhe dekonstruktuar mite, teori konspiracioni dhe lajme të rrejshme të cilat lidhen me pandeminë Covid-19, Bill Gejts dhe ‘’doktorë amerikan që thuan të vërtetën.’’

Konsumimi i lajmeve dhe informacioneve duhet të bëhet përmes verifikimit të fakteve dhe brumin e tyre. Për rastin e artikullit ‘’ (Video)Doktori amerikan trondit botën, tregon të vërtetën e Koronavirusit: Nuk ka vdekur asnjë, janë manipulime, me vaksinën do na vrasin’’ mjafton të analizojmë Next News Network dhe ‘’Doktorin amerikan’’ Rashid Buttar.

1. Next News Network – njihet si një nga mediat që mbështet kauzat konservatore dhe ka anshmëri të ekstremit të djathtë, e themeluar nga ekstremisti Zionist Gary Franchi si burim alternativ i lajmeve dhe shpesh herë publikon raporte që kanë karakter çorientues (Media Bias/Fact Chek). Next News Network është i njohur për riciklimin e storieve të mbledhura nga publikime të ekstremit të djathë, webfaqe me lajme të rrejshme dhe nga media ruse. Grarz Fanchi është një nga përhapësit kryesor të konspiracionit që pretendonte se ShBA krijonte kampe përqendrimi për qytetarët e saj. Ishe po ky kanal në YouTube që përhapi lajmin e rrejshëm që Bill Klinton ka përdhunuar një tinejxhere. Disa muaj para zgjedhjeve të 2016, Next News Report u shëndrua në makinë për prodhimin e lajmeve dhe videove kundër Klintonëve. (Lexoni më tepër rreth Next News Network në artikullin e The Guardian)

2. Doktori Rashid Buttar – është bërë i njohur së fundmi për paraqitjet e tij duke përhapur teori konspirative rreth pandemisë së Virusit Korona. Duke përhapur teori konspirative ai ngre alarmin që ‘’udhëheqësit e korruptuar do ta përdorin krizën për të aplikuar pushtet autoritar’’ dhe pastaj Buttar - një osteopat i diskredituar gjerësisht – udhëzon shikuesit në faqen e tij të internetit, ku ai shet paketa informacioni që kushtojnë deri në 450 dollarë. Vetëm atje, pretendon ai, mund ta ndajë "të vërtetën e plotë’’.  (Huffington Post) Një doktor i cili bazohet në medicinën alternative dhe i cili është akuzuar për mashtrime të pacientëve, Rashid Buttar është një  profiter ordiner i cili përdor infodeminë për të rritur audiencën dhe për të përfituar nga frika dhe pasiguria e qytetarëve.  

3. Intervista – Media Matters i bën një analizë të plotë intervistët dhe dekonstrukton të pretendimet e pavërteta të intervistës së dhënë nga Rashid Buttar për Next News Network. Ja disa nga pretendimet e rrejshme:

- ‘’Askush deri më tani nuk ka vdekur nga virusi’’ – pretendimi është i rrejshëm dhe aktualisht në botë kanë vdekur mbi 200,000 persona (worldometers.info – 26.04.2020); Lexo më tepër nga BBC

- ‘’Vdekjet janë më të pakta edhe se gripi sezonal’’ – pretendimi është i pakonfirmuar dhe kundërthënës me pretendimin paraprak që pretendon se nuk ka pasur asnjë vdekje nga CoronaVirus. Aktualisht në botë janë afërsisht 3 milion të infektuar, mbi 200,000 të vdekur ndërkohë në SHBA ka afërsisht 1 milion të infektuar dhe mbi 54,000 të infektuar (worldometers.info - 26.04.2020)

- Butter iu referua teorisë konspirative për Bill Gejts dhe ndërlidhjen i tij me vaksinat për të vendosur mikroçipa RF për ta kontrolluar botën. MythBuster dekonspiroi një nga ato teori konspirative (kliko këtu për të lexuar më shumë) dhe ka shkruar edhe për lajme të rrejshme në lidhje me gjetjen e mikroçipave në pacientët me Covid-19 (kliko këtu për të lexuar më shumë)  si dhe për gjilpërat me mikroçipa për vaksinat kundër koronavirusir (kliko këtu për të lexuar më shumë).  

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.