I rrejshëm
Myth Buster: MythBuster
Post LinkDate: 16/04/2020
Një faqe në rrjete sociale ka shpërndare një fotografi me të cilën pretendon se bëhet fjalë për vaksinën kundër koronavirusit të cilën mundohen ta prodhojnë ‘’iluminatit dhe masonët’’ , përkatësisht krijimin e një vaksine që në vete ka një mikroçip.
Për fatkeqësinë tonë të përbashkët duhet të merremi edhe me shkrime të këtilla qesharake, të cilat në radhë të parë janë të mbushura përplot gabime gjuhësore, por që marrin vëmendjen e lexuesve dhe shpërndahen me shpejtësi. Postimi për dy orë është shpërndarë mbi 350 herë.
I rrejshëm
Fotoja në fjalë shpjegon procesin e implantimit të çipit për identifikim përmes radio-frekuencës (radio-frequensy-identifikation RFID), një teknologji e cila ndoshta do të përdoret në të ardhmen për nevoja të ndryshme edhe tek njerëzit, posaçërisht në vendet e punës për të zëvendësuar kartelat ekzistuese të identifikimit. Kjo teknologji ekziston edhe sot në produkte e shërbime të ndryshme e në mënyrë masive përdoret në kartelat kreditore. Debati rreth etikës dhe çështjeve tjera që lidhen me përdorimin e tyre tek njerëzit është një debat tërësisht tjetër, por në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë nuk lidhet me pandeminë aktuale të Covid-19.
Por t’i kthehemi postimit në fjalë: është i rrejshëm! Lajmet për mikroçipat MythBuster i demistifikoi ditë më parë (lexo këtu) së bashku me teoritë e konspiracionit rreth vaksinave (lexo këtu).
Copyright © Myth Buster.
A project by Democracy Lab
Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.