I rrejshëm
Myth Buster: Shefkije Alasani
Post LinkDate: 21/05/2020
Lajmet e rrejshme paraqesin kërcënim për një shoqëri në çfarëdo rrethanash, por me theks të veçantë ato janë edhe më të rrezikshme në periudha krizash. Mjaft shqetësues për opinion është qarkullimi i një artikulli me përmbajtje jo-logjike që ka për qëllim të tërheq vetëm klikime. Artikulli në fjalë spekulon për aksione të fshehta ushtarake në Evropë gjatë kohës kur e gjithë bota përballet me Koronavirusin. Informacioni i rrjeshëm është publikuar nga disa portale!
Pretendimet:
1. Gjithsej 37,000 ushtarë të armatosur.. për çfarë qëllimi?
2. Arritën të zhvendoseshin ose, duke përdorur fjalët e oficerëve të lartë amerikanë për t’u “përhapur” në territorin evropian
3. A janë informuar qytetarët për atë që është? Natyrisht jo
I rrejshëm
Përderisa qytetarët mundohen ti respektojnë masat e izolimit, lajmet e rrejshme janë një faktor më shumë që rëndon dhe dëmton ato në aspektin psikik. I tillë është edhe artikulli me titullin e hiperbolizuar “LAJMl FUNDlT / DlÇKA E MADHE PO ZIHET NE EUROPE (VlDEO)”, ku një autor i panjohur parashtron pretendime në të cilat jep përgjigje personale pa u bazuar në asnjë burim ose fakt kredibil.
1. Në fund të janarit, personeli ushtarak dhe kontraktorët amerikanë filluan të ngarkojnë automjete të rënda dhe pajisje për transport nga bazat amerikane në Evropë për të pritur 20,000 ushtarë që udhëtonin nga SHBA me rastin e “Defender-Europe 20” gjatë pranverës. Kjo ngjarje supozohej të ishte stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane në Evropë. Stërvitjet ndaluan më 13 mars pasi vendet e Evropës filluan mbylljen e kufijve për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit. Nga Ushtria Amerikane në Evropë njoftuan se aktivitetet në kuadër të “Defender-Europe 20” do të realizon por do të modifikohen nga madhësia e veprimit dhe fushëveprimet.
2. DEFENDER-Europe 20 është stërvitje ushtarake shumëkombëshe nën udhëheqjen SHBA-së, përfshirë pjesëmarrjen e NATO-s. Stërvitja e këtij viti ishte pozicionimi më i madhe e forcave amerikane në Evropë në më shumë se 25 vjet, 20,000 ushtarë vinin direkt nga ShBA në Evropë. Ky aksion tregon përkushtimin amerikan ndaj NATO-s dhe vendosmërinë për t'u përkrahur nga Aleatët dhe Partnerët e saj Evropian.
3. Të gjitha informacionet rreth këtij aksioni janë të publikuara në faqen zyrtare të NATO-s. Në baza ditore U.S Army Europe raporton aktivitetet e stërvitjes Defender-Europe 20.
11/05/2020
10/04/2020
Copyright © Myth Buster.
A project by Democracy Lab
Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.