I rrejshëm

Henry Kisinxher sugjeron vaksinim masiv për ta kontrolluar kopenë

cover image

Myth Buster: MythBuster

Post Link

Date: 01/05/2020

Читај

Miti

Në rrjetet sociale qarkon një foto e Henri Kisinxher, ish sekretarit amerikan, me një tekst që pretendohet të jetë shkëputje e fjalimit të tij dhënë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Testi pretendon se Henri Kisinxher angazhohet për vaksinim në masë të popullatës. Kjo fotografi me tekst është në gjuhën serbe por e njëjta është paraqitur më herët në gjuhën angleze. Pretendimet:

Fjalimi i pretenduar: ‘’Pasi kopeja të pranojë vaksinimin e detyrueshëm, loja mbaron! Ata do të pranojnë çdo gjë - dhurimin e detyrueshëm të gjakut ose të organeve - për "të mirën më të madhe". Ne mund t’i modifikojmë gjenetikisht fëmijët dhe t’i sterilizojmë - për “të mirën më të madhe”. Kontrolloni mendjet e deleve dhe ju e kontrolloni tufën. Prodhuesit e vaksinave qëndrojnë për të bërë miliarda, dhe shumë prej jush në këtë dhomë sot janë investitorë. Është një fitore e madhe! Ne hollojmë tufën dhe tufa na paguan për ofrimin e shërbimeve shfarosëse. Tani, çfarë ka për drekë, a?’’

1. Fjalim i dhënë për Këshillin Eugjenik të Organizatës Botërore të Shëndetësi

2. Fjalimi i mbajtur më 25 Shkurt 2009 nga Henri Kisinxher

I rrejshëm

Demistifikim

Pretendimet janë të rrejshme. Organizata për verifikimin e fakteve AFP Fact Check ka kontaktuar zyrën e Henri Kisinxher dhe asistenti i tij Courtney Glick i hedh poshtë pretendimet si fabrikime të plota. Pretendimet hidhen poshtë edhe nga zëdhënësi i OBSH Christian Lindmeier për Polifact.

1. Në kuadër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë nuk ekziston dhe as që ka ekzistuar një departament apo seksion i tillë si ‘’Këshilli Eugjenik’’.

2. Henri Kisinxher nuk ka pasur asnjë fjalim apo paraqitje mediatike më 25 Shkurt 2009, dhe rrjedhimisht pretendimi është i rrejshëm.  

Ky vlerësim është konfirmuar nga disa verifikues të fakteve siç është Polifact, Snopes dhe të tjerë.

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.