I rrejshëm

Dhjetë mite të demistifikuar nga Faheem Younus, shef i departamentit për sëmundje ngjitëse nga Universiteti i Merilandit

cover image

Myth Buster: MythBuster.mk

Post Link

Date: 02/04/2020

Читај

Dhjetë mite të demistifikuar nga Faheem Younus, shef i departamentit për sëmundje ngjitëse nga Universiteti i Merilandit

Postim në Twitter nga Farheem Younus, MD

Po dëgjoj shumë mite rreth COVID-19 dhe do të doja të pastroja shpejt disa paqartësitë.

Miti #1: Coronavirus-i do të largohet në muajt e Verës.

I rrejshëm. Pandemitë e mëparshme nuk kanë ndjekur stinët e motit, plus pasi të hyjmë në verë, do të ketë dimër në hemisferën Jugore. Virusi është global.

 

Miti #2: Në verë, virusi do të përhapet më shumë për shkak të kafshimit të mushkonjave.

I rrejshëm. Ky infeksion përhapet përmes pikave të frymëmarrjes, jo përmes gjakut. Mushkonjat nuk e rrisin përhapjen.

 

Miti #3: Nëse mund të mbani frymën tuaj për dhjetë sekonda pa siklet, nuk keni COVID.

I rrejshëm. Shumica e pacientëve të rinj me Coronavirus do të jenë në gjendje të mbajnë frymën e tyre për shumë më gjatë se 10 sekonda. Dhe shumë të moshuar pa virus nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë atë.

 

Miti #4: Meqenëse testimi i COVID nuk është i disponueshëm, duhet të dhurojmë gjak. Banka e gjakut do të testojë për të.

Asnjë bankë gjaku nuk teston për Coronavirus kështu që kjo përpjekje do të dështojë. Dhurimi i gjakut është një akt i shenjtë; le të sigurohemi që jemi të motivuar nga arsyet e duhura.

 

Miti #5: Coronavirus jeton në fyt. Kështu që pini shumë ujë në mënyrë që virusi të shtyhet në stomak, ku acidi do ta vrasë atë.

I rrejshëm. Virusi mund të fitojë hyrje përmes fytit por depërton në qelizat nikoqire. Nuk mund ta lani dhe ta largoni atë. Uji i tepërt do ju bëjë që të vraponi në tualet.

 

Miti #6: I gjithë ky distancim shoqëror është një reagim i tepërt. Do të shihni që virusi nuk do të shkaktojë shumë dëme.

I rrejshëm. Nëse nuk shohim shumë infeksione (shpresoj), në të vërtetë do të dëshmojë se distancimi social funksionoi. Jo se virusi nuk ishte kurrë një punë e madhe.

Miti #7: Aksidentet automobilistike vrasin 30,000 njerëz në vit. Cila është logjika e reagimit të tepërt rreth COVID-19?

Aksidentet automobilistike nuk janë ngjitëse, viktimat e tyre nuk dyfishohen çdo tre ditë, ato nuk shkaktojnë panik masiv ose përplasje në treg.

 

Miti #8: Sanitizuesit e duarve janë më të mirë se sapuni dhe uji.

I rrejshëm. Sapuni dhe uji në të vërtetë vrasin dhe largojnë virusin nga lëkura (nuk mund të depërtojë në qelizat tona të lëkurës) plus që pastron edhe ndotjen e dukshme të duarve. Mos u shqetësoni nëse Purrell është harxhuar në supermarketin tuaj.

 

Miti #9: Një nga strategjitë më të mira për të parandaluar COVID-19 është që të pastroni çdo derë të shtëpisë tuaj me dezinfektues.

I rrejshëm. Larja e duarve / mirëmbajtja e distancës prej afro 2 metra është praktika më e mirë. Në qoftë se nuk kujdeseni për një pacient të infektuar nga COVID në shtëpi, sipërfaqet e shtëpisë tuaj nuk duhet të jenë një rrezik i madh.

 

Miti #10: COVID-19 u përhap qëllimisht nga (në varësi të politikës suaj) ushtria amerikane ose kineze.

Me të vërtetë ???

Popull, kjo ishte e tëra. Jini mirë. Jini të sjellshëm. Keni besim. Shihemi nga ana tjetër. Edhe kjo do të kalojë.

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.