I rrejshëm

Datat kur hapen kufijtë, lokalet, parukeritë, klubet e natës…

cover image

Myth Buster: MythBuster

Post Link

Date: 24/04/2020

Miti

Një artikull i cili pretendon se BE ka hartuar një plan me tre faza për rihapje pas karantimit 3 mujor, përshkruan data për biznese specifike dhe aktivitetet tjera në të cilat do të hapen ato.

Pretendimi:

Pas një karantinimi 3-mujor, BE ka hartuar një plan me tre faza për hapjen graduale.

  • 14 prill me hapjen e bibliotekave dhe kioskave.

  • 18 Prill me rihapja e ndërmarrjeve bujqësore dhe industriale.

  • 4 Maj do të rinisë lëvizja e njerëzve, por me maskë dhe duke mbajtur distancë sigurie me njëri-tjetrin. Gjithashtu do të hapen dyqanet e mëdha të tekstileve, mobiljeve dhe veshjeve por jo qendrat tregtare.

  • 11 Maj do të hapen gjykatat dhe zyrat profesionale.

  • 18 Maj baret, restorantet dhe aktivitetet e tjera të hotelerisë

  • 25 Maj mund të rifillojnë punën parukierë dhe berberë,

  • 31 Maj do të rifillojnë kampionatet e futbollit dhe sporteve të tjera kolektive,

  • 8 Qershor rihapen qendrat sportive, vetëm për sporte individuale.

  • Në shtator të këtij viti shkollat e mesme do të rihapen me turne dhe me mësime në internet. Ende nuk është vendosur për çerdhet dhe shkollat fillore.

  • Në Dhjetor parashikohet hapja e kinemave dhe teatrove.

  • Në mars 2021 do të hapen diskot dhe stadiumet, ndërsa më 31 mars të vitit të ardhshëm parashikohet rihapja e kufijve dhe perfundimi i të gjitha kufizimeve të deritanishme.

I rrejshëm

Demistifikim

Lajmi është i rrejshëm. Udhëzuesi i publikuar nga Komisioni dhe Këshilli Evropian u bë publik më datë 15 Prill, 2020 nga Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Kryetari i Këshillit Evropian Charles Miche, në përpjekje për koordinim më të madh mes shteteve anëtare gjatë heqjes së masave të izolimit. Udhëzuesi përfshinë rekomandime për shtetet anëtare me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik gjatë heqjes graduale të masave ndaluese për të kthyer jetën shoqërore dhe ekonomike.

Faktet:

  • Datat të cilave u referohet janë spekulative dhe nuk bazohen në asnjë dokument zyrtar, në ndërkohë që nuk specifikohet burimi i tyre. Gjithashtu, udhëzuesi u publikua më datë 15 Prill në ndërkohë që artikulli flet për masa të ndërmarra nga data 14 Prill 2020. Udhëzuesi flet për këshilla dhe rekomandime, ndërsa i njljti nuk ka data konkrrete.  

  • Shtetet anëtare të BE-së kanë pasur nivel të ndryshëm të prekshmërisë nga virusi Covid-19. Për sa kohë që Italia dhe Spanja kanë qenë më të goditura, shtete tjera kanë kaluar më lehtë nga pandemia e Korona Virusit. (politico.eu)

  • Nisur nga shkalla e përhapjes së infeksionit dhe faktorëve specifik të vendeve të BE-së, çdo shtet ka pasur strategji të ndryshme për parandalimin dhe luftën me pandeminë e Covid-19. Për shembull, përderisa Itali ishte në izolim të plotë, Suedia ka masa më të lehta duke lejuar pjesën më të madhe të jetës sociale të vazhdoj normalisht. Gjithashtu, koha e implementimit të masave ka qenë e ndryshme për vende të ndryshme. (Deutsche Welle)

  • Edhe strategjitë e rihapjes janë të ndryshme. Poltico.eu bënë një krahasim të strategjive të shteteve të BE-së dhe planet e tyre për rihapjen ekonomike. (Politico.eu)

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.