I rrejshëm
Myth Buster: Shefkije Alasani
Post LinkDate: 09/04/2020
Një artikull se “Çfarë po ndodh? Gjenden mikroçipë në trupat e 1000 personave të infektuar me Covid-19” është shpërndarë në dhjetëra portale online. Pa u bazuar në asnjë burim shkencor ose kredibil lajmi spekulon se “Mikroçipi RFID vepron si transmetues për sistemin e identifikimit me anë të radiofrekuencës. Sipas dëshmisë së pacientit, ajo që e bën situatën më tronditëse është se kjo ndërhyrje është kryer pa dijeninë e mbartësit të mikroçipit”.
Pretendimet e artikullit:
1. Nga analiza e fundit laboratorike të kryera te një pacient qipriot i infektuar me koronavirus, vërtetoi se i është implantuar një mikroçip RFID.
2. Harry Violinist Ph.D, bënë të ditur se në një kërkim realizuar në gjthë botën në 30.000 të prekur nga koronavirusi janë identifikuar 1000 persona tek të cilët është kryer mbjellja e një çipi të teknologjisë RFID – radiofrekuencë.
3. Salt An Vin Egar, Ph.D. kreu i grupit të kërkimeve të Universitetit Lays California deklaron: “Jemi mobilizuar për të kryer këtë studim për arsye të interesit publik që lindin nga interesi i opinionit publik në lidhje me këtë çëshjte por edhe për frikën e mundshme që lidhet me implantin e çipit RFID dhe që përbëjnë pik të përbashkët”.
I rrejshëm
Lajmi në fjalë jo vetëm që është qesharak por është edhe shqetësues. Një artikull i tillë, i shpërndarë në dhjetëra portale, mundet të krijojë shqetësim dhe tëndikojë negativisht në psikikën e opinionit. Artikulli nuk ka strukturë të mirëfilltë informative dhe nuk përgjigjet në pyetjet bazë gazetareske: “Kush”, “Çka”, “Kur” , “Ku”, dhe “Pse”. Asnjë pretendim i lajmit nukbazohet në fakte shkencore dhe korrektësi informimi.
1. Nga cili laborator është kryer analiza e pacientit me COVID 19 nga Qiproja? Nëse pacientinë fjalë ka dhënë një dëshmi, përse nuk paraqitet me emër e mbiemër. Pse nukfiguron dëshmia e plot e këtij pacienti në asnjërin nga artikujt e publikuar? Pretendimi është i rrejshëm.
2. Nëse kërkoni në “google” emrin Harry Violinist, del se personi në fjalë është muzikant. Pra Harry Violinist nuk është “fizioterapist i famshëm” i cili ka analizuar 30 000 të prekur nga COVID 19, në të gjithë botën! Pretendimi është i rrejshëm dhe qesharak.
3. SaltAn Vin Egar, Ph.D. kreu i grupit të kërkimeve të Universitetit Lays California, është një nga pretendimet më qesharake që përmban ky lajm. Jo në Kaliforni, por në asnjë vend në botë nuk ekziston ndonjë Universitet që quhet Lays. Nuk ekziston as ndonjë person me emrin Salt An Vin Egar, që në artikull thuhet se është kreu i grupit të shkencëtarëve. Nëse për kureshtje kërkoni në “google”personin SaltAn Vin Egar (Salt & Vinegar) , na del se bëhet fjalë për krip e uthull. Pretendimi është i rrejshëm dhe tallës.
Lay's është emri i markës amerikane e cila prodhon një numër të madh llojesh të çipsave të patateve. Lay's është në pronësi të PepsiCo përmes Frito-Lay që nga viti 1965.
15/04/2020
Copyright © Myth Buster.
A project by Democracy Lab
Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.