I vërtetë

Fauci: Nuk është e sigurt se koha e ngrohtë do ta dobësojë koronavirusin

cover image

Myth Buster: Shefkije Alasani

Post Link

Date: 12/04/2020

Читај

Miti:

Përderisa numri itë prekurve nga COVID 19 ka arritur mbi 1 600 000,  nga të cilat mbi 95000 raste kanë përfunduar me vdekje, njerëzit me padurim presin ngrohjen emotit me shpresë se kjo do e zbeh aktivitetin e Koronavirusit të ri. Megjithatë, këto ditë mediat informative u vërshuan nga lajmi se “nuk është e sigurt sekoha e ngrohtë do ta dobësojë koronavirusin”.

I vërtetë

Demistifikim

Antonio Fauci është fizikan dhe imunologjist amerikan i cili që nga viti 1984 është drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në SHBA. Gjatë emisionit “Good Morning America” në ABC TV  eksperti i sëmundjeve infektive, Antonio Fauci, tha se me infeksione të tjera si gripi, kur ngrohet koha “aftësia e virusit për t’u shumëfishuar apo për t’u përhapur, dobësohet”.

“Por nuk duhet të mendojmë se ndryshimi i kohës do ta na shpëtojë. Duhet të supozojmë se virusi do të vazhdojë të veprojë. Nëse koha na ndihmon, në rregull. Por nuk besojmë se duhet ta supozojmë një gjë të tillë”, tha mes tjerash Antonio Fauci.

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.