I rrejshëm
Myth Buster: Shefkije Alasani
Post LinkDate: 22/04/2020
Përmbajtja jo logjike, spekulimet dhe mungesa e fakteve shkencore nuk ka qenë problem që një artikull me titullin “Përshkrimi më i mirë i 5G që kam lexuar deri më tani” publikuar në shkurtshqip.mk të shpërndahet rreth 130 herë në Facebook. Artikulli në fjalë spekulon Koronavirusi shkaktohet nga rrjeti 5G (këtë mit e ka qartësuar tashmë disa herë Mythbuster), liston disa simptome dhe çrregullime që shkaktohen nga rrjeti 5G dhe flet për procese të ndërlikuara fizike e kimike pa u bazuar në asnjë burim të besueshëm shkencor.
I rrejshëm
Demistifikimi i këtij artikulli do të bazohet në të dhënat e Komisionit Ndërkombëtar për Mbrojtje nga Rrezatimi Jo-jonizues (ICNIRP). Ky institucion është organizatë e pavarur jo fitim prurës me seli në Gjermani, me mision shkencor që ka për qëllim mbrojtjen njerëzve dhe mjedisit jetësor nga efektet e dëmshme të rrezatimit jo-jonizues!
- Teknologjia e telekomunikimeve celulare
Teknologjitë e telekomunikimit celular (gjegjësisht telefonat celularë) përçojnë dhe pranojnë fushat elektromagnetike radiofrekuenciale (RF EMFs) në mënyra të përcaktuara që lejojnë të ndodhë komunikimi. Metodës specifike të përdorimit të RF EMF i referohen si “standarde pa tela (wireless)”. Për shembull, standardi pa tela që është përdorur për Gjeneratën e parë të telekomunikacionit i referohen si “1G”. Me zhvillimin e teknologjisë, këto standarde janë përditësuar, dhe mund të ketë një familje të protokolleve të ndryshme pa tel që kolektivisht u referohen si “1G”. Për shembull, “UMTS” është protokoll i mirënjohur brenda familjes 3G, dhe “LTE” është protokoll i mirënjohur brenda familjes 4G. Sidoqoftë, aty ku është futur një ndryshim posaçërisht i madh ose i rëndësishëm në standard, etiketa gjithëpërfshirëse për standardin pa tel përditësohet përkatësisht. Për shembull, kur u bënë ndryshime të mëdha në standardin pa tel 1G, standardit i ri iu referuan si standardi pa tel i gjeneratës së dytë, ose “2G”. Në mënyrë të ngjashme, “2G” u zëvendësua me “3G”, “3G” me “4G”, dhe tani që zhvillimet thelbësore që janë duke u zbatuar lidhur me 4G, ka dalë një gjeneratë e pestë e standardit pa tel që është njohur si “5G”.
Pra, rrejti 5G është një formë ose gjeneratë e re e internetit që ne aktualisht po e përdorim. Të gjitha pretendimet se rrjeti 5G shkakton Koronavirusin janë të rrejshme, deri më tani nuk ka asnjë bazë shkencore që e vërteton ose i jep sadopak besueshmëri këtij pretendimi. Me lajme të tilla të rrejshme aktualisht po përballet e gjithë bota.
- Udhëzues për kufizim të ekspozimit në fushat elektro-magnetike
Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtje nga Rrezatimi Jo-jonizues (ICNIRP) publikoi një udhëzues të ri për valët e rrjetit 5G, versioni i telekomunikimit me frekuenca më të larta. Udhëzuesi përbëhet nga 43 faqe dhe në detaje janë përshkruar të gjitha efektet e rrjetit 5G. Kryesuesi i ICNIRP Dr Eric van Rongen, tha për mediat se : “E dimë se njerëz janë të shqetësuar sa i përket sigurisë së 5G-së dhe ne shpresojmë se udhëzuesi i përditësuar do i lehtësojë njerëzit. Udhëzuesi është përpunuar në bazë të rishikimit të të gjithë literaturës shkencore relevante, punëtorive shkencore dhe një procesi të gjerë konsultimi me publikun. Ato sigurojnë mbrojtje ndaj të gjitha efekteve të pafavorshme shëndetësore të argumentuara shkencërisht nga (fusha elektromagnetike) ekspozimi rang prej 100 kHz deri 300GHZ”.
Copyright © Myth Buster.
A project by Democracy Lab
Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.