I vërtetë
Bota përveç se përballet me luftën kundër pandemisë COVID 19 po përballet ashpër edhe me luftën kundër lajmeve të rrejshme. Për çdo ditë në internet qarkullojnë mijëra lajme të pakonfirmuara të cilat çorientojnë dhe ndikojnë negativisht tek lexuesit. Gjatë këtyre ditëve, në internet po qarkullon një lajm ku thuhet se policia filipinase ka të drejtë të qëllojë me armë zjarri këdo që thyen karantinën.
- Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, urdhëroi policinë të qëllojë banorët që shkelin rregullat e karantinës dhe refuzojnë të bashkëpunojnë
I vërtetë
Është e vërtetë se presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, më 2 prill deklaroi para mediave se ai do urdhërojë policin e vendit të qëllojë për vdekje çdo banor që shkel rregullat e karantinës dhe nuk është i gatshëm të bashkëpunojë kundër Koronavirusit të ri. (AlJazeera)
- “Unë nuk do të hezitoj. Urdhrat e mia janë: Për policët, ushtarët si dhe për zyrtarët e fshatrave – Nëse ka ndonjë telash ose mundësi për t’u paraqitur dhunë dhe jetët tuaja janë në rrezik, qëlloni ato për vdekje. Për çdo problem, përleshje me armë, vrasje, unë nuk do të hezitoj që ushtarët e mi t'ju qëllojnë për vdekje. Unë nuk do të hezitoj të urdhëroj policinë t'ju ndalojë dhe arrestojë”, u shpreh presidenti filipinas, Rodrigo Duterte. (VIDEO, CNBC)
Paralajmërimi i Dutertes erdhi pasi banorët e një lagjeje në qytetin Manila organizuan një protestë përgjatë autostradës pranë shtëpive të tyre. Protestuesit pretendonin se ata nuk kishin marrë asnjë pako ushqimesh dhe pajisje të tjera lehtësimi që nga karantinimi i vendit, pra më shumë se dy javë më parë.
Në Filipine Koronavirusi i ri ka shkaktuar rreth 140 vdekje ndërkohë virusi ka prekur mbi 3 000 persona. (Worldometers)
Copyright © Myth Buster.
A project by Democracy Lab
Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.