I rrejshëm
Myth Buster: Shefkije Alasani
Post LinkDate: 23/04/2020
Spekulimet rreth pandemisë që nga mbërthyer botën nuk kanë të ndalur. Sipas spekulimeve të fundit “Koronavirusi është një mashtrim për të manipuluar ekonomitë, për të shtypur lirinë e shprehjes dhe përfitim i kompanive farmaceutike” dhe me këtë karton po luan një grup njerëzish në qeverinë amerikane (Deep State). Një artikull me përmbajtje të tillë, vetëm nga një portal informativ, është shpërndarë dhjetëra herë në rrjetet sociale nga lexuesit.
Pretendimet:
1. Doktor Shiva është një politikan dhe bio-inxhinier amerikan
2. Deep State se po nxitin frikën te njerëzit për të arritur kontrollin mbi ta
3. Po thonë se është ky gogoli, koronavirusi, dhe duhet të bësh vaksinën për ta ndaluar. Gogoli është armiku, ndërsa shpëtimtarët janë Bill Gates, Clinton Global Initiative, etj
4. Në Çad e Xhibuti, vetëm nga një rast me koronavirus
I rrejshëm
1. Shiva Ayyadura, ose dr. Shiva siç e quajnë fansat e tij, është shkencëtar kontrovers dhe kandidat republikan prej shumë kohësh për senatin amerikan. Për mediat e njohura amerikane “dr. Shiva” është një person i cili përhap një mori pretendimesh që vlerësohen si të dyshimta, të pa vërtetuar nga ana mjekësore madje edhe të rreme. Ayyadurai edhe pse nuk është mjek, ai ka disa diploma nga Instituti i Teknologjisë në Masaçutis, propozon një mënyrë të veçantë kurimi nga COVID 19, të pa vërtetuar shkencërisht. Përndryshe, Ayyadurai ka një faqe online ku ndiqet nga shumë fansa të cilët udhëheqin një lëvizje për ta larguar nga pozicioni i tij ekspertin më të lartë të sëmundjeve infektive në qeverinë amerikane, Antonio Fauci.
2. MythBuster disa herë ka sqaruar se pandemia globale është një realitet që rrezikon shëndetin e të gjithve. Përderisa Ayyadurai pretendon se Koronavirusi është vegël politike në SHBA faktet shkencore të pranuara globalisht flasin të kundërtën. COVID19 është sëmundje ngjitëse, e panjohur më parë për njerëzimin, u paraqit në Vuhan të Kinës në fund të vitit 2019 dhe është zbuluar se shkaktohet nga Koronavirusi.
- Koronaviruset janë familje e madhe virusesh të cilat munden të shkaktojnë sëmundje ngjitëse tek njerëzit dhe kafshët. Për sa u përket njerëzve, disa koronavirusë njihen për problmet respiratore që shkaktojnë tek të sëmurët.
3. Përderisa numri i të prekurve me COVID 19 ka shkuar mbi 2.6 milion dhe mbi 180.000 vdekje shkencëtarët apelojnë se hovi i këtij virusi mundet ta ndalojë vetëm vaksina, për zbulimin e të cilës punohet fuqishëm në mbarë botën. Sa i përket përfshirjes së Bill Gates në këtë pretendim, nuk është diçka e re. Gates është bërë objektiv kryesor i teorive konspirative të ndryshme që kanë dalë rreth përhapjes së Covid-19.
4. Sipas “Dr. Shivës” nuk ka nevojë për vaksinë sepse sistemi imunitar i fort i një personi mundet ta mposht këtë virus. “Dr. Shiva” thotë se në Çad e Xhibuti të Afrikës, ka vetëm nga një rast me Koronavirus. Ai thekson se duhet ndjekur shembulli i jetesës së atyre njerëzve të botës së tretë që jetojnë në diell e hanë atë që rritin në natyrë. Në fakt sistemi imunitar i njerëzve në mbarë botën ndryshon në bazë të kushteve dhe faktorëve të ndryshëm dhe është e pamundur që në të gjithë globin të ketë një stil të njëjtë jete. Megjithatë, të rreme janë edhe shifrat e të infektuarve në vendet afrikane. Sipas WorldMeter në Çad ka 33 të infektuar me COVID 19 (të dhëna nga 22.04.2002) ndërsa në Xhibut ka plot 974 të infektuar (të dhëna nga 22.04.2002).
Copyright © Myth Buster.
A project by Democracy Lab
Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.