I pakonfirmuar
Myth Buster: Shefkije Alasani
Post LinkDate: 05/04/2020
Artikulli në fjalë pretendon se qeveria suedeze ka publikuar një raport ku thuhet se Ballkani do të ketë kulmin e pandemisë 14 deri më 21 prill.
Pretendimet:
1. Qeveria suedeze nuk e ka izoluar popullatën
2. COVID 19 do të rikthehet në nëntor
3. Qeveria ka hapur një buxhet për të ndihmuar biznesin, qytetarët me 150 miliardë euro.
4. Suedia ka dhe një raport ku thuhet se kulmi i virusit në Ballkan do të jetë 14-21 prill
Të gjitha këto informacione, para se të shpërndahen online, u bënë të njohura gjatë një interviste televizive me një person që jeton në Suedi.
I pakonfirmuar
Lajmi është pjesërisht i vërtetë, domethënë se përveç një pjese të verifikuar pjesa tjetër e lajmit është informacion i pakonfirmuar.
1. Është e vërtetë se përderisa Evropa çdo ditë përforcon masat izoluese për qytetarët madje ka mbyllur kufijtë e bizneset, përhapjen e Koronavirusit populli suedez po e pret me qetësi dhe pa asnjë masë izolimi në jetën e përditshme. Në Suedi nuk janë mbyllur kufijtë, bizneset e as shkollat, qeveria suedeze beson se qytetarët e saj do të sillen me vetëdije në respektimin e rekomandimeve nga OBSH. Pretendimi është i vërtetë.
2. Nuk ka asnjë hulumtim, raport apo deklaratë nga burime kredibile që theksojnë se virusi Covid-19 do të rikthehet në Nëntor. Pretendimi është i pakonfirmuar.
3. Në faqen zyrtare të qeverisë suedeze janë të paraqitura planet dhe iniciativat që do të ndërmerren në këtë periudhë krize por askund nuk theksohet të jetë ndarë një shumë prej 150 miliardë euro për tu dal në ndihmë bizneseve. Pretendimi është i pakonfirmuar.
4. Në kërkimin online, në faqen e qeverisë suedeze por edhe në faqet e mediave të njohura botërore, nuk rezulton asnjë raport që parashikon se Koronavirusi do arrijë në kulmin saj nga 14 deri 21 prill në Ballkan. Ky pretendim nuk ka asnjë burim bazë që vërteton se është i vërtetë. Pretendimi është i pakonfirmuar.
Copyright © Myth Buster.
A project by Democracy Lab
Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.