I rrejshëm

Mesazhi për të shkuar në QKUK për të bërë analizat është i rrejshëm

cover image

Myth Buster: Rita Behadini

Post Link

Date: 07/04/2020

Miti

Një mesazh i rremë ju është dërguar njerëzve në Kosovë ku thuhet se ftohen që të bëjnë analizat e gjakut në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës – QKUK, për shkak se grupi i gjakut i tyre është më i prekur nga virusi korona.

 “Jeni i ftuar që të bëni analizat në QKUK, sepse Grupi i gjakut tuaj është shumë i prekur nga ky virus. Ftoheni nesër në ora 09:00 të jeni në QKUK. Gjitha të mirat”, thuhet në mesazhin e dërguar nëpër telefonat personal.

I rrejshëm

Demistifikim

Zyrtarisht, QKUK dhe Ministria e Shëndetësisë kanë konfirmuar se mesazhi nuk është dërguar nga asnjëri institucion, por se është i rremë.

“Ajo çfarë mund të konfirmojmë është se ky mesazh ishte mashtrues, i njëjti është krijuar dhe dërguar tutje fillimisht nga një person, tani i njohur për Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.