Çorientues
InfoMax ka publikuar një artikull në të cilin shfaqet një video e cila pretendohet se është incizuar në SHBA. Artikulli pretendon se:
1. Video pothuajse identike janë dërguar nga Ohio, Miçigan, Detroit dhe Klivlend.
2. ‘’Kjo nuk është korona Virus, kjo nuk është rezatim. Le të më tregoj dikush se çka është’’ thotë njëri nga autorët e videos.
3. Në komente janë paraqitur qytetar të Portlandit dhe kanë thënë se të njëjtat pamje i kanë parë edhe atje.
Publikimi i InfoMax vetëm në orët e para (deri 12.04.2020, ora 12:00) ka mbi 150 shpërndarje në FaceBook.
Çorientues
InfoMax me këtë publikim i Çorienton lexuesit duke implikuar pretendime të cilat janë të pakonfirmuara dhe nxisin teori të konspiracionit duke e ndërlidhur atë me pandeminë aktuale të Covid-19.
1. InfoMax nuk paraqet video të tjera të ngjashme siç pretendon në teks, por e vetmja video është ajo që është e publikuar në portalin e tyre. Gjatë hulumtimit tonë ne nuk arritëm të gjenim një video të ngjashme. Pretendimi është i pakonfirmuar, pa fakte dhe i çorienton lexuesit.
2. InfoMax nxit teori konspirative duke u bazuar në komentet e autorit të videos dhe pa dhënë ndonjë dëshmi konkrete. Pretendimi është çorientues.
3. Në të njëjtën mënyrë InfoMax shpekulon me qëllim pa dhënë ndonjë dëshmi për pretendimet e tyre. Prentedimi është çorientues.
Gjatë hulumtimit tonë hasëm në publikim nga një portal amerikan i cili jep shpjegim të pakonfirmuar se sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për Balona Kinez. Më poshtë keni video nga lëshimi i tyre në një festë kineze. Gjykimin silleni vetë.
Copyright © Myth Buster.
A project by Democracy Lab
Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.