I rrejshëm

Publikohet edhe një VIDEO nga spitali Italian, nuk ka të vdekur shikoni pamjet. A është gjithqka gënjeshtër nga ITALIA

cover image

Myth Buster: Shefkije Alasani

Post Link

Date: 22/05/2020

Miti

Në internet po qarkullon një artikull i cili pretendon se kriza me pandeminë COVID19 në Itali është një gënjeshtër. Artikulli përmban një video që supozohet të jetë filmuar nga një punëtore serbe që punon në Spitalin e Bolonjës. Në pamjet e emetuara shfaqen ambientet e një spitali të boshatisur e shoqëruar me përshkrimin e një gruaje në gjuhën serbe.

I rrejshëm

Demistifikim

Mythbuster vazhdimisht ka këshilluar lexuesit të kenë kujdes gjatë informimit nga Portali Arena, të cilët shpesh publikojnë lajme të rrejshme dhe artikuj të pa verifikuara. Më 15 maj në këtë portal është publikuar një artikull, teksti i të cilit jo vetëm se ka plot gabime drejtshkrimore dhe që duket që është tekst copy-paste i një postimi në rrjetet sociale, por përmban edhe pretendime të rrejshme. Artikulli  përmban një video ku supozohet se tregohet një spital i boshatisur në Itali. I njëjti artikull është publikuar nga një portal tjetër më 6 prill, pra gënjeshtra e parë është se “informacioni” që na plasohet nuk është aktual. Në fakt, videoja në fjalë, në gjuhën shqipe, për herë të parë është publikuar më 1 prill në një profil privat në facebook dhe nga aty është shpërndarë mbi 1.200 herë.

Në fakt hutia në opinion u krijua pasi  Mirjana Mirka Nešić, e cila jeton në Itali, postoi një video nga Bolonja në profilin e saj në Facebook. Përkatësisht, gruaja postoi dy video në profilin e saj privat në të cilën shohim se spitali dhe shërbimi i urgjencës në Bolonjë janë absolutisht bosh.

Platforma kroate për verifikimin e fakteve “Faktograf”, kontaktoi spitalin e diskutueshëm në Bolonjë. Nga spitali thanë pët “Faktograf” se ata ishin njohur me publikimin e videos dhe se autori i videos ishte raportuar.

"Për fat të keq, të gjithë mund ta shohin situatën e vërtetë dhe nuk ka nevojë ta shpjegojmë më tej. Fotografitë e postuara vetëm në faqen tonë në Facebook janë një dëshmi e mjaftueshme e asaj që po ndodh ”, u shprehen nga Spitali Sant’Orsola në Bolonjë.

Për ti qartësuar dilemat në opinion një platformë tjetër serbe kontaktoi me stafin spitalit Sant’Orsola në Bolonjë. Sipas informacioneve të “Tragac”, situata nga video nuk ka të bëjë me të gjitha repartet e spitalit në fjalë. Alberto Amedeo, kirurg nga poliklinika Sant Orsola në Bolonjë, thotë për Tragač se në video shfaqen pamje të spitalit ku ai punon, por bëhet fjalë vetëm për një pjesë të spitalit.

 "Disa pjesë të spitalit janë bosh sepse operacionet kryhen aktualisht vetëm në raste urgjente dhe situata kur jeta e dikujt rrezikohet", tha Amedeo për FN Tragač. Ai më tej shpjegon se situata në Bolonjë nuk është apokaliptike, por është serioze dhe ekziston mundësia që të përkeqësohet.

Të dhënat zyrtare nga autoritet italiane tregojnë se me datë 30 mars 2020 në Itali janë regjistruar 4.050 raste të reja dhe 812 vdekje. Gjatë kësaj dite numri total i të prekurve me COVID19 në Itali kaloi 100 000.  Gjatë muajit mars në Itali, situata me Koronavirusin ishte dramatike. Për ta dëshmuar këtë më 20 mars, televizioni amerikan Sky News dërgoi një gazetar dhe kameraman në Lombardi me qëllim që ta paraqesin realitetin para opinionit. Ekipi i Sky News filmuan nga afër situatën në spitalin e Bergamos e njohur edhe si epiqendra e Koronavirusit në Itali. Bergamo është shumë afër Bolonjës, që të dy qytetet shtrihen në rajonin e Lombardisë. Pasi videoja u transmetua, vet ministri italian i Punëve të Jashtme, Luigi Di Mario, kërkoi që të gjithë ta shikonin videon dhe të kuptonin se me çfarë po përballen mjekët.

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.