I rrejshëm

ITALI– Vidio qe po cemënd Botën….“Covid-19 nuk ekziston” Le Iene: Teoritë e konspiracionit për koronavirusin…

cover image

Myth Buster: Shefkije Alsani

Post Link

Date: 10/05/2020

Teoria konspirative se shkak i pandemisë COVID 19 është rrejti 5G, është ri-kthyer përsëri në skenë. Një artikull plot mangësi e gabime qesharake drejtshkrimore, pretendon se “Covid-19 nuk ekziston, është një mbulim i krijuar për të fshehur dëmtimin e 5G.” Pretendimet e artikullit janë të bazuara në emisionin italian  “Le iene”. Artikulli është shpërndarë dhjetëra herë në rrjetet sociale vetëm pak orë pasi është publikuar.

 Pretendimet:

1. Covid-19 nuk ekziston, është një mbulim i krijuar për të fshehur dëmtimin e 5G

2. Programi televiziv “Le Iene “

3.  “Unë nuk kam frikë nga infektimi i koronavirusit sepse nuk ekziston”

I rrejshëm

Demistifikim

1. Italia ishte epiqendra e pandemisë në kontinentin evropian. Italia është një nga vendet që u godit më keq nga COVID19, ku nga fillimi i pandemisë kanë vdekur më shumë se 30 mijë persona (të dhëna deri më 8 maj). Teoritë konspirative të cilat përhapjen e pandemisë në këtë vend e ndërlidhin me rrjetin 5G kanë filluar që nga shpërthimi i pandemisë në Itali. Mythbuster, bazuar në fakte shkencore dhe burime kredibile, më herët ka sqaruar se rrjeti 5G nuk është shkak për përhapjen e pandemisë dhe se pandemia nuk është krijuar me qëllim që të fshihen dëmtimet e rrjetit 5G. Implementimi i strukturës për adaptimin e rrjetit 5G në Itali ka filluar para 3 vitesh dhe nuk është diçka e panjohur për opinionin. Në uebfaqen e Ministrisë së zhvillimit ekonomik në Itali, më datë 16 mars të 2017, është publikuar një artikull që informon qytetarët italianë se gjatë kësaj dite fillon procesi i rrjetit 5G në 5 qytete italiane. (Ministry of Economic Development, Italy)

 

2.  “Le iene” është program televiziv që transmetohet në kanalin italian Italia 1. Programi shfaqet që nga viti 1997, dhe është shfaqje me karakter komedi / satirike i cili plotësohet me skica dhe raporte për çështje të ndryshme. Programi edhe më herët ka shkaktuar polemika në publik për shkak të përmbajtjes kontroverse.

 

3. Numri i rasteve me COVID19 në mbarë botën ka shkuar mbi 4 milion, prej të cilave mbi 270 000 raste kanë përfunduar me vdekje dhe mbi 1 milion persona kanë arritur ta fitojnë luftën me COVID19 (të dhëna deri më 8 maj). Në faqen e OBSH me detaje shpjegohen të gjitha informacionet rreth pandemisë globale. COVID 19 është një sëmundje ngjitëse që shkaktohet nga një virus i familjes së Koronavirusëve. Sëmundja shkakton çrregullime të sistemit respirtaor, kryesisht i sulmon mushkëritë. Simptomat kryesore të sëmundjes janë: ethe, kollë e thatë dhe plogështi.

MythBuster konstaton se Portali Arena në vazhdimësi shpërndanë lajme të rrejshme, të pakonfirmuara dhe çorientuese prandaj lajmet që vinë nga ky portal, Ju lutemi merrni me shumë rezervë! 

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.