I rrejshëm
Në rrjetet sociale, kryesisht në Facebook, dhjetëra persona kanë shpërndarë një tekst të stërgjatë që shpjegon me detaje se mbas krizës globale me COVID-19 në fakt fshihet rrjeti 5G. Teksti spekulon se rrejti 5G ka frekuenca mjaftë të larta të cilat rezultojnë se janë shkatërruese për njeriun. Teksti në fjalë pretendon se:
1. Qyteti i vetëm në botë i mbuluar plotësisht nga 5G ishte Vuhan
2. Shumica e antenave 5G janë montuar në Bergamo, Milano, Romë, Lombardi
3. 250 Shkencëtarët apelojnë në Kombet e Bashkuara për të shfuqizuar 5g
I rrejshëm
Pretendimet e lartë përmendura janë të pasakta, ato janë vetëm supozime të pa verifikuara shkencërisht. Në hyrje të tekstit pretendohet se pandemia aktuale është shkaktuar nga rrejti 5G, gjë kjo që është e pavërtetë. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli pandemi globale më datë 11 Mars 2020, në përshkrimin e sëmundjes nga OBSH theksohet se Koronaviruset janë një familje e madhe virusesh të cilat janë në gjendje të shkaktojnë sëmundje tek njerëzit dhe kafshët. Tek njerëzit shumica e Koronavirusëve shkaktojnë sëmundje në sistemin respirator. COVID-19 është sëmundje infektive e shkaktuar nga koronavirusi i zbuluar së fundmi, një mutacion gjenetik i ri i virusit SARS që u përhap në vitin 2003. Ky virus dhe sëmundja e re ishin të panjohura për botën para se të përhapen në Vuhan të Kinës, në Dhjetor 2019. (OBSH/WHO)
Më poshtë janë të listuara tre mite të zëvendësuar me fakte:
1.Është e vërtetë se Kina ka shumë kulla transmetuese 5G, mbi 100 000, por ato janë të shpërndara në më shumë qytete të mëdha e jo vetëm në Vuhan. Është i pasaktë pretendimi se Vuhan është i vetmi qytet i mbuluar plotësisht me 5G, në fakt Koreja e Jugut është vendi i parë në botë që rrjetin 5G e lansoi për qellime komerciale, më 3 prill 2019. (Reuters, IPOL | Policy Department for Economic, Scientific and Quality of Life Policies)
2.Në uebfaqen e Ministrisë së zhvillimit ekonomik në Itali, më datë 16 mars të 2017, është publikuar një artikul që informon qytetarët italianë se gjatë kësaj dite fillon procesi i rrjetit 5G në 5 qytete italiane. (Ministry of Economic Development, Italy)
3. Apeli 5G u përgatit në vitin 2017 nga shkencëtarë dhe doktorë të cilët urgjentisht kërkonin që BE të ndalojë përhapjen e rrjetit 5G për shkak të potencialit serioz që kjo teknologji rrezikon shëndetin e njerëzve. Apelit 5G iu përgjigjen nga BE se sa i përket teknologjisë së re ende ka nevojë për hulumtime dhe informacione shtesë të cilat vërtetojnë nëse kjo teknologji është vërtet e dëmshme për njerzit. Komiteti Shkencor për Rreziqet Shëndetësore në zhvillim dhe të porsa identifikuar është një trup i pavarur i Komisionit Evropian që do të sigurojë të dhëna shkencore lidhur kësaj çështje dhe që do të ndalojnë çdo teknologji që përbën rrezik për shëndetin e qytetarëve të BE-së. (EUROPEAN COMMISSION DIRECTORATE-GENERAL HEALTH AND FOOD SAFETY) (EUROPEAN COMMISSION Cabinet of Commissioner Vytenis Andriukaitis Head of Cabinet)
Copyright © Myth Buster.
A project by Democracy Lab
Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.