I rrejshëm

Teknologjia 5G është një masakër kundër Bletëve

cover image

Myth Buster: Shefkije Alasani

Post Link

Date: 11/05/2020

Miti

Në rrjetet sociale, kryesisht në Facebook, qarkullon një fotografi e cila pretendon se rrjeti 5G i vret bletët. Vetëm pak orë pas publikimit të fotos në faqen Busulla Politike, postimi është shpërndarë mbi 700 herë.

Fotografia shoqërohet nga një përshkrim ku thuhet:

‘’STOP 5G 🚫

Teknologjia 5G është një masaker kundër Bletëve 🐝🐝🍯🍯😠😥

SHPERNDAJE edhe ti nëse je kundër Teknologjis 5G!’’

I rrejshëm

Demistifikim

Teknologjia e re 5G ka për qëllim ta na ofroj internet super të shpejtë, megjithatë në rrjetet sociale qarkullojnë mijëra spekulime dhe pretendime se një teknologji e tillë është e dëmshme. Në "facebook" së fundi po shpërndahet qindra herë një postim në gjuhën shqipe i cili pretendon se rrjeti 5G vret bletët. Ditë më parë i njëjti postim është shpërndarë në profile në gjuhën serbe. Nga kërkimi i të dhënave të fotografisë mësojmë se fillimisht një informacion i tillë është përhapur nga mediat në Ukrainë dhe flet për ngordhjen e bletëve për shkak të pesticideve.  Pra së pari fotografia nuk është e shkrepur në Maqedoninë e Veriut dhe bletët nuk kanë ngordhur nga 5G por nga pesticidet e përdorura nga fermerët.

Sidoqoftë, a ka evidencë shkencore që e mbështet këtë teori?

Fushat elektromagnetike me frekuencë të lartë përdoren për komunikimet celulare. Është vërtetuar shkencërisht se këto transmetime mundet të shkaktojnë efekt të ngrohjes tek organizmat e gjallë deri në një nivel të caktuar. Megjithatë, nuk ekziston evidencë e një efekti të dëmshëm nëse rrezatimi është nën nivelin e lejuar.

“Intensiteti i fushave elektromagnetike që dalin nga transmetuesit nuk është i mjaftueshëm për të shkaktuar ngrohje biologjikisht efektive të qenieve të gjalla”, thonë nga Zyra Federale e Gjermanisë për Mbrojtje nga Rrezatimi (BfS). Ekspertë të BfS kanë ekzaminuar dhjetëra studime të ndryshme rreth rrezikut nga rrezatimi i telefonave celularë.

Gazeta e përditshme në gjuhën angleze “The Star” në një artikull me titullin “Verifikim faktesh – A i vret bletët 5G-ja” thotë: Kritikët e transmetimeve të telefonisë celulare citojnë bletarët dhe disa studiues që pretendojnë se kanë vëzhguar bletët. Ato thonë se kanë vërejtur se bletët janë dobësuar aq shumë nga rrezatimi i valëve elektro magnetike saqë bëhen më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve dhe parazitëve. Kjo nga ana tjetër mund të çojë në shembjen e kolonive të bletëve. Sidoqoftë, ekspertët e mbrojtjes nga rrezatimi në BfS nuk besojnë se fushat elektromagnetike nga kullat e transmetimit luajnë ndonjë rol në vdekjet e bletëve. Ekspertët theksojnë se në qytete të mëdha, të cilat kanë nivel të lartë të valëve elektro-magnetike, bletët po shtohen gjithnjë e më shumë madje janë edhe më prodhuese se në disa zona të zhvilluara agrikulture. Sipas të dhënave shkencore të grumbulluara deri tani për ngordhjen e bletëve mund të jetë për shkak të një numri i madh faktorësh, përfshirë merimangën e Varroa dhe pesticidet bujqësor’’

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.