I rrejshëm

E tmerrshme: Nëse 5G-ja vret zogj, do të vras dhe njerëz

cover image

Myth Buster: Shefkije Alasani

Post Link

Date: 19/04/2020

Читај

Miti

Ditëve të fundit kemi lexuar pafund artikuj të cilat spekulojnë se rrjeti 5G është shkaktar i ngordhjes masive të zogjve. Mythbuster vazhdimisht i ndjek këto lajme dhe i zëvendëson mitet me fakte. Së fundi, në një portal online është publikuar një artikull me titullin “E tmerrshme: Nëse 5G-ja vret zogj, do të vras dhe njerëz”, ky artikull ka pasur 3.153 interaksione në Facebook nga të cilat 613 janë shpërndarje. Titulli i artikullit jo vetëm që nuk përputhet me përmbajtjen e tekstit por edhe vjen në përfundime të palogjikshme të cilat shkarkojnë panik tek lexuesit. Teksti i artikullit në fjalë pa u bazuar në asnjë burim kredibil pretendon se:

1. Qindra zogj bien nga qielli në Hagë të Holandës në kohën që po testohej një antenë e rrjetit 5G

2. Statusi i një personi në Facebook konfirmon se zogjtë ngordhën nga efekti i rrjetit 5G

3. Gjatë eksperimentit të rrjetit 5G në Zvicër u vërejt sjellje e pazakontë tek lopët, bëhet fjalë për eksperimentin në Groningen ku e gjithë tufa e lopëve përfundoi në kanal

4. Mendohet se rrjeti 5G do të ketë efekt negativ për shëndetin e njerëzve.

I rrejshëm

Demistifikim

1. Në tetor të vitit 2018 në parkun e qytetit në Hagë u gjetën rreth 300 zogj të ngordhur. Ende pa pasur rezultate konkrete ky fenomen u përdor për të promovuar një teori konspirative, më 5 nëntor të 2018-ës, në një blog konspiracionesh u botua një artikull me titullin: “Qindra zogj të ngordhur si pasojë e eksperimentimit me rrjetin 5G në Hagë, Holandë”. Ndërkohë, autoritet holandeze konfirmuan ngordhjen misterioze të qindra zogjve dhe bënë të ditur se Holanda, sikurse shumë vende tjera, kishte testuar rrjetin 5G por në një periudhë që nuk përkon me atë të ngordhjes së zogjve. Më 28 qershor të 2018-ës ishte bërë një test i rrjet 5G në Hagë, për më tepër qeveria holandeze tha se antena 5G nuk ishte testuar në afërsi të parkut.  Ekspertët të cilët bënë autopsinë e zogjve thanë se zogjtë e ngordhur kishin fraktura dhe gjakderdhje, ata përfunduan se zogjtë kishin ngordhur si pasojë e përplasjes me fuqi të madhe me ndonjë objekt të fortë. Gjatë ekspertizës, ekspertët gjithashtu zbuluan se zogjtë kishin ngrënë një pjesë toksike të farave nga manaferat (org. toxin from the seeds of a berry starlings). (FullFact

 

2. Burimi i vetëm që në artikull merret për bazë, është një status në Facebook nga Johan Kyle. Gjatë kërkimit tonë në Facebook nuk arritëm ta gjejmë personin Johan Kyle e aq më shumë statusin e tij të famshëm.

3. Në fakt, Groningen nuk ndodhet aspak në Zvicër. Groningen është qytet në veri të Holandës.

4. 5G është gjenerata e ardhshme e teknologjisë së rrjetit pa tel, që vijon nga rrjeti 4G. Një nga shumë përdorimet e kësaj teknologjie do të jetë sigurimi i një qasje më të shpejtë në internet nga celularët, për më shumë pajisje në të njëjtën kohë. Ekspertët thonë se nuk ka asnjë provë shkencore që kjo teknologji përbën kërcënim për shëndetin e njeriut. Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojte nga rrezatimi jo-jonizues(ICNIRIP), organ, shkencor me seli në Gjermani, publikoi udhëzuesin e ri për valët e 5G-së. Kryesuesi i këtij organi Dr Eric van Rongen, mes tjerash tha për opinionin: “E dimë se njerëz janë të shqetësuar sa i përket sigurisë së 5G-së dhe ne shpresojmë se udhëzuesi i përditësuar do i lehtësojë njerëzit. Udhëzuesi është përpunuar në bazë të rishikimit të të gjithë literaturës shkencore relevante, punëtorive shkencore dhe një procesi të gjerë konsultimi me publikun. Ato sigurojnë mbrojtje ndaj të gjitha efekteve të pafavorshme shëndetësore të argumentuara shkencërisht nga  (fusha elektromagnetike) ekspozimi brenda rangut nga  100 kHz deri 300GHZ”.

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.