I rrejshëm

VIDEO: Në qiellin mbi Kumanovë, dje është vërejtur një dukuri e pazakontë – Njerëzit dyshojnë në gjithçka

cover image

Myth Buster: MythBuster

Post Link

Date: 12/04/2020

Читај

Miti

Një qytetar në rrjetin social fejsbuk ka publikuar një video incizim me të cilin pretendon se virusi korona shpërndahet nga qielli qëllimisht nga persona të cilët kanë interes që ky virus të shpërndahet sa më shumë në të gjitha shtetet.

Ai në postimin e tij ka shkruar “Kjo video është e incizuar në Kumanovë. Kjo që shihni në video nuk është mjegull dhe për këtë jam i sigurte 100%, ja se si shpërndahet virusi korona në shtetin tonë”.

Menjëherë pas kësaj, videon e kanë marrë disa portale online të cilat me artikujt e tyre të pakonfirmuara dhe me një burim të vetëm, edhe atë një video amatore, kanë shkruar se kjo mund të jetë një ndër format se si virusi korona shpërndahet në Maqedoninë e Veriut, portalet këtë e kanë paraqitur si shqetësim të madh të qytetarëve, kështu duke manipuluar me ndjenjat e lexuesve.

I rrejshëm

Demistifikim

Artikulli i publikuar në portalin “Javno.mk” është plotësisht i pa bazuar dhe i pa konfirmuar, të vetmin burim e ka një video amatore të krijuar nga një qytetar i cili qëllimisht ose jo, ka ngritur panik të panevojshëm deri te qytetarët.

Gazetari para se të publikoje lajme të cilat kanë fuqinë të ngjallin panik deri te lexuesit, duhet që të paktën të ketë edhe një burim shtesë edhe atë nga institucionet kompetente apo ekspert të fushës të cilët do të mund të shpjegonin fenomenin që është duke u paraqitur në videon e publikuar.

Ajo që në video pretendohet të jetë një ‘’diçka që shpërndanë virusin korona’’ duket qartë që nuk është asgjë tjetër veç një re e zakonshme gjatë perëndimit të diellit. 

Deri sot, nuk ka asnjë dëshmi relevante,lajm nga mediume kredibile apo ekspert të fushës që pretendojnë se ky virus mund të shpërndahet nga qielli për cilëndo arsye. Artikulli në fjalë nuk i ka kriteret e nevojshme që i njëjti të marrë cilësinë e lajmit dhe është një lajm i mit i rrejshëm!

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) disa here me radhë i ka bërë të qarta mënyrat  e zakonshme dhe jo të zakonshme se si virusi transmetohet . ky virus kryesisht bartet mes njerëzve që janë në kontakt të afërt me të infektuar., OBSh vazhdimisht rekomandon mbajtja e distancës (së paku 1 metër) gjatë kontaktit me njerëzit tjerë për shkak se një nga mënyrat për tu infektuar me këtë virus është përmes spërklave që dalin nga goja gjatë bisedës. Deri tash është cilësuar si një ndër viruset që transmetohet shumë lehtë dhe shpjet.

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.