I rrejshëm

Deklarate bombe nga profesori njohur: Pandemia nuk ekziston! flet për instalimin e mikrochipave tek njerëzit. Ja detajet

cover image

Myth Buster: Shefkije Alasani

Post Link

Date: 05/05/2020

Miti

Edhe për kundër faktit se numri i të prekurve nga COVID19 ka arritur mbi 3.6 milion, në internet vazhdon shpërndarja e artikujve me përmbajtje konspirative se pandemia nuk ekziston. I tillë është edhe artikulli me titullin: “Deklarate bombe nga profesori njohur: Pandemia nuk ekziston! flet për instalimin e mikroçipave tek njerëzit”. Asnjëri nga pretendimet e artikullit nuk është bazuar në fakte dhe argumente shkencore. Vetëm në orët e para të publikimit artikulli ka marrë dhjetëra shpërndarje në rrjetet sociale.

1. Pandemia nuk ekziston

2. Distancimi social bëhet vetëm për të lejuar GPS dhe satelitët 5G të identifikojnë më lehtë individët

3. Vaksina nuk është shpëtimi nga koronavirus, por mjeti me të cilën do t’u instalohet njerëzve mikroçipi

MythBuster konstaton se Portali Arena në vazhdimësi shpërndanë lajme të rrejshme, të pakonfirmuara dhe çorientuese prandaj lajmet që vinë nga ky portal, Ju lutemi merrni me shumë rezervë!  

I rrejshëm

Demistifikim

Pretendimet konspirative të artikullit janë të bazuara në deklaratat e Piers Corbyn i cili organizon protesta anti izolimit në Londër. Përndryshe, Corbyn edhe më herët ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike me sulmet që i bëri aktivistet klimatike Greta Thunberg, të cilën e quajti “fëmijë injorant dhe mendje-shpëlarë (brainwashed)”. Për më tepër Corbyn publikoi foton e adoleshentes të shoqëruar me emblemën naziste.

1. Virusi që tashmë ka shkaktuar pandemi globale, për herë të parë u paraqit në Vuhan të Kinës në dhjetor të vitit 2019. Sëmundja e re dhe e panjohur për njerëzimin u shkaktuar nga një virus i familjes Koronavirus. Koronaviruset janë familje e madhe virusesh të cilat shkaktojnë sëmundje tek njerëzit ose kafshët. Sa i përket infektimit të njerëzve, njihen disa koronavirusë të cilët shkaktojnë sëmundje të sistemit respirator. Virusi i ri u emërtua COVID-19 që do të thotë: CO-corona, VI-virus, D(ang.-diseas)-sëmundje, 19 – ndërlidhet me vitin 2019. (OBSH)

2. Sa i përket distancimit social, në revistën prestigjioze shkencore “Science” është publikuar një artikull që vinë në përfundimin se aktualisht mënyra e vetme për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri është distanca sociale. Ndërsa nga OBSH qartësojnë se: Njerëzit mundet të infektohen me COVID19 nga personat që janë të prekur nga ky virus. Sëmundja kryesisht përcillet nga personi në person përmes spërklave që dalin nga hunda ose goja. Këta spërkla mundet të shpërndahen nga personat e prekur me COVID-19 përmes kollës, teshtitjes ose gjatë të folurit.

3. Vaksinimi është një nga mënyrat më efektive për parandalimin e sëmundjeve. Vaksina i ndihmon sistemit imunitar që ti njoh dhe ti luftojë patogjenët (faktorët që shkaktojnë sëmundje) si viruset ose bakteret. Ekspertët thonë se nuk ka asnjë mundësi që në përmbajtjen e vaksinës të futet ndonjë material teknologjik.  Dr.Wilbur Chen, shkencëtar i sëmundjeve infektive në Qendrën e Universitetit të Maryland për Zhvillimin e Vaksinave dhe Shëndetin Global, tha për Polifact se ideja e një vaksine që përmban teknologjinë RFID është absurde.

“Edhe versioni më i vogël i mikroçipave është shumë i madh për të depërtuar në gjilpërën e një vaksine. Mikroçipat që përdoren zakonisht për ti gjurmuar kafshët shtëpiake janë të vogla sa një kokërr orizi, ose në fjalë tjera janë të mëdha sa një kokërr orizi. Asnjë nga gjilpërat e vaksinimit që përdorim nuk ka diametër të tillë që të lejojë të kalojë qoftë edhe një kokërr orizi”.

Lexo më shumë rreth lajmeve të rrejshme lidhur me mikroçipat në MythBuster :

Çfarë po ndodh? Gjenden mikroçipë në trupat e 1000 personave të infektuar me Covid-19

-  Gjilpëra për Covid-19

-  Qëllimi u Zbulua? Nuk ka kthim të lirisë së lëvizjes pa mos ju shenjëzuar me vaksinë të mikroçiposur

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.