Pjesërisht i vërtetë

Ngjyra e urinës mund të tregojë nëse jeni infektuar nga koronavirusi

cover image

Myth Buster: Rita Behadini

Post Link

Date: 29/04/2020

Artikulli

Portale të shumta kanë shpërndarë së fundmi një lajm ku thuhet se nga ngjyra e urinës mund të konstatohet nëse jeni i infektuar me virusin korona.

“Ju mund të jeni infektuar nga COVID-19 nësë urina juaj vazhdimisht është e verdhë. Dehidratimi do të mund të jetë sinjal i koronavirusit, paralajmërojnë nga Ohio State University”, thuhet nëpër lajme.

Lajmi u shpërnda shpejtë nëpër portalet në vend dhe në rajon.

Pjesërisht i vërtetë

Qartësim

Sipas lajmeve të shpërndara, për konstatimin se në bazë të ngjyrës së urinës mund të kuptohet nëse jeni të infektuar me virusin korona ata thirren në një studim të Ohio State University.

studimin e Ohio State University përshkruhen simptomat e virusit korona, ku ndër të tjera përmendet edhe dehidratimi i trupit si pasojë e infektimit me virusin korona. Në studim përshkruhen mënyrat se si mund të kuptohet nëse ju jeni i dehidratuar, megjithatë kjo jo domosdoshmërish do të thotë se ju jeni të infektuar me virusin korona.

“Ju mund të jeni të dehidratuar nëse keni etje, gojë të thatë, ulje të prodhimit të urinës, urinë të verdhë, lëkurë të thatë, dhimbje koke ose marramendje”, thuhet në studimin e Ohio State University.

Përveç në këtë paragraf, askund gjatë studimit nuk përmendet ngjyra e urinës si diçka elementare ku ju mund të bazoheni për infektim të mundshëm nga virusi korona.

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.