I rrejshëm

'’Vijat e bardha’’ në qiell

cover image

Myth Buster: MythBuster

Post Link

Date: 19/04/2020

Читај

Miti

Pas një morie të lajmeve të rrejshme, çorientuese, manipulimeve dhe keqinformimit rreth pandemisë Covid-19, rrjetit 5G, vaksinimit, vdekjes së zogjve, mirkoçipave  dhe Bill Gatejts tash duke se në rrjetet sociale po riaktualizohet një tjetër teori konspirative që lidhet me vijat e bardha në qiell që lënë pas vetes aeroplanët. Kjo teori konspirative nuk është e re, për të janë shkruar qindra lajme të rrejshme, postime në rrjete sociale dhe kuazi dokumentar që e ‘’zbulojnë të vërtetën’’ që fshihet pas saj se në fakt ato janë agjentë kimik ose biologjik. Kjo dukuri shpesh është lidhur me vaksinimin përmes ajrit, me stërpikjen me aluminium dhe gazra të tjera për të ‘’kontrolluar mendjen e qytetarëve’’ nga ‘’elitat që duan të qeverisin botën me një qeveri të vetme, të kontrolluar nga ata’’ dhe qindra spekulime tjera imagjinare për komplot kundër qytetarëve përfshirë kontrollin e motit, kontrollin e nataliteti dhe shumë spekulime tjera imagjinare.  

Së fundmi kjo teori kospirative vendoset në korrelacion me situatën aktuale dhe përdorues të ndryshëm shpërndajnë fotografi në rrjetet sociale duke lënë hapësire për interpretime të ndryshme e që përhapin panik tek qytetarët. 

I rrejshëm

Demistifikim

Çka janë ‘vijat e bardhë’’ të njohura si ‘’Contrails’’ që lënë prapa aeroplanët dhe pse krijohen?

Në përpjekje për të qartësuar publikun dhe qytetarët që kishin rënë pre e teorive konspirative në vitin 2000 (e rishikuar në vitin 2012) Agjencia për mbrojtën e mjedisit në SHBA (EPA) e lëshoi këtë shpjegim:

‘’ Contrails (vijat e bardha) janë re në formë të vijës ose ‘gjurmë kondensimi ”të përbëra nga grimca akulli që janë të dukshme prapa motorëve të avionëve në kushte të caktuara atmosferike dhe herë pas here mund të qëndrojnë më gjatë. EPA nuk është në dijeni të ndonjë veprimi të qëllimshëm për të lëshuar agjentë kimikë ose biologjikë në atmosferë.’’ Këtu mund të gjeni shpjegimin e detajuar për formimin, paraqitjen dhe efektet e ‘’Contrails’’.

Gjithashtu, The Telegraph i ka kushtar një artikull konspiracioneve të lidhura me fenomenin e ‘’vijave të bardha’’ (Contrails) dhe jep shpjegime më të detajuara për të.

Më poshtë keni një video informuese nga Business Insider për këtë fenomen.   

Lajme të ngjashme

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.