I rrejshëm

Kura për virusin COVID 19 nga Izraeli

cover image

Myth Buster: Shefkije Alasani

Post Link

Date: 02/04/2020

Читај

Miti:

Bashkë me përhapjen e pandemisë COVID-19 rreth e qark globit në ritme të njëjta është përhapur edhe keqinformimi i njerëzve. Në rrjetet sociale si dhe nëpër platforma tjera online të informimit përhapen mijëra lajme të rrejshme brenda një dite. Një ndër këto lajme është edhe informacioni se një recetë izraelite në kushte shtëpiake mjekon virusin. Informacioni brenda disa ditësh është shpërndarë mijëra herë në rrjetet sociale si Viber, Whats app, Messenger, etj, duke i bërë njerizit ta besojnë madje edhe ta konsumojnë në përditshmërinë e tyre këtë recetë.

“Kura për virusin C19 ose mënyra për ta eleminuar atë. Informacioni vjen nga Izraeli atje ky virus nuk shkaktoi vdekje.

Receta është e thjeshtë

 1. Limon

 2. Bikarbonat

Përziejini dhe pijeni si çaj të nxehtë - çdo pasdite, veprimi i limonit me sode buke më të nxehtë - menjëherë shkatërron virusin - e eliminon plotësisht atë nga trupi. Këto dy përbërës alkalizojnë sistemin imunitar, pasi kur bie nata sistemi bëhet acid dhe mbrojtjet më të ulëta.

Kjo është arsyeja pse populli i Izraelit është i qetë për këtë virus. Të gjithë në Izrael pinë një filxhan me ujë të nxehtë me limon dhe pak sodë buke gjatë natës, pasi kjo vërtetohet se vret virusin. Ndaje me të gjithë familjen dhe miqtë e tu, në mënyrë që askush prej nesh të mos marrë virusin.

 Ju lutemi shpërndajeni këtë menjëherë”

Receta në fjaë pretendon se:

- Përzierja e limonit me soda bikarbonat në pak ujë të ngrohtë e zhduk virusin

- Receta izraelite e alkalizon sistemin imunitar

-   Prandaj populli izraelit është i qetë

I rrejshëm

Demistifikim

Edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vazhdimisht informon me fakte çdo detaj rreth Koronavirusit të ri ka shumë njerëz që bien pre e lajmeve të rreme dhe të pa verifikuara. OBSH thekson se nuk kanë evidencë shkencore se përdorimi i disa llojeve të barnave, qofshin ato barna tradicional të përgatitur në kushte shtëpie ose medikamente farmaceutike, mundet ta shërojë ose kurojë COVID 19. Momentalisht trajtimi i vetëm efektivë është trajtimi spitalor. Ndërsa sa i përket recetës në fjalë, nuk është gjetur asnjë evidencë që vërteton se konsumimi i sodës bikarbonata ose limonit parandalon infektimin me COVID 19. (OBSH)

Më poshtë janë të listuara tre mite të zëvendësuar me fakte:

-Përzierja e limonit me soda bikarbonat në pak ujë të ngrohtë e zhduk virusin - Limoni dhe uji i nxehtë i përdorur si një terapi me vitaminë C nuk do të "vrasë" ose "ngadalësojë përhapjen" e COVID-19, madje as nuk do të sigurojë një sasi klinikisht të rëndësishme të vitaminës C. Përbërja e lëngut të nxehtë të limonit dhe bikarbonatit të natriumit, nuk do të bëjë asgjë për të ndryshuar pH e trupit tuaj ose të sistemit tuaj imunitar. Për këto arsye, "kurat" e lidhura me limon vlerësohen "të rreme". (Snopes)

Receta izraelite e alkalizon sistemin imunitar – një pretendim i tillë mund të ketë dalë nga teoria e shpërndarë në internet se dieta "alkalizuese" ndihmon në parandalimin e kancerit. Kjo teori është mohuar nga ekspertë të fushës si Instituti Amerikan për Kërkime të Kancerit. (Reuters)

Prandaj populli izraelit është i qetë – Aktualisht në Izrael ka 6092 persona të prekur nga COVID, 26 viktima dhe vetëm 241 persona janë shëruar (Worldmeters). Më 25 mars, ashtu si shumë qeveri rreth e qark globit, edhe qeveria izraelite mori masa për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve të saj me qëllim që ta ngadalësojë përhapjen e virusit.(Snopes)

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.