I rrejshëm

Koronavirusi është krijuar në laborator, farmacitë kanë fituar 5 trilion dollar

cover image

Myth Buster: Shefkije Alasani

Post Link

Date: 04/04/2020

Miti

Bashkë me përhapjen e pandemisë globale COVID- 19 u përhapen edhe shumë teori konspirative rreth e qark botës por edhe në rajonin tonë. Një ndër konspiracionet më të mëdha ishte se Koronavirusi i ri u krijua qëllimisht në laborator, një informacion i tillë ditë më parë u përhap edhe në mediat shqiptare. Bëhet fjalë për një astrolog shqiptarë i cili ishte i ftuar në një emision televiziv dhe më pas shpërndarja e teorisë së tij online. Lajmi ku një astrolog spekulon supozime të pa baza, të paverifikuara dhe mjaftë shqetësuese për opinionin publik u shpërnda qindra herë vetëm nga uebsite ku u publikua, ndërkohë mijëra përdorues në rrjetet sociale citonin fraza të ndryshme të lajmit në profilet e tyre. Disa nga pretendimet që hasen në tekst janë:

1. Virusi u krijua në një laborator në Vuhan nga një Korporatë që quhet “Umberlla”

2. Kompanitë farmaceutike kanë fituar 5 trilion dollar vetëm në një muaj

3. Virusi ishte goditje e Amerikës ndaj Kinës dhe Iranit 

I rrejshëm

Demistifikim

Demistifikim/Qartësim:

Pretendimet e astrologut  se Koronavirusi i ri u krijua në një laborator në Vuhan nga një mega korporatë që ka për qellim profitin, se kompanitë farmaceutike kanë fituar 5 trilion dollarë vetëm në një muaj dhe se COVID 19 është bio-armë e Amerikës për tu hakmarrë ndaj Kinës dhe Iranit janë plotësisht të pasakta. Faktet e verifikuara flasin të kundërtën.

Mite të zëvendësuara me fakte:

1. Nuk ka asnjë evidencë se Koronavirusi i ri që për herë të parë u has në Vuhan është krijuar në laborator. Sipas Institutit Hulumtues Scripps, në raportin e publikuar në magazinën Nature Medicine CoVid-19 është produkt i evoluimit natyrorë dhe nuk është i krijuar nga njeriu. Laboratori për kërkime biologjike që në tekst thuhet se gjendet në Vuhan dhe që ka logo të ngjashëm me atë të një laboratori imagjinar në një video-lojë “Resident Evil”, në fakt gjendet në Shangai, mbi 800 km larg Vuhanit. (Polifact)

2. Mbetet e paqartë argumenti abstrakt i astrologut shqiptar se kompanitë farmaceutike kanë fituar 5 trilion dollar vetëm në një muaj për shkak të Koronavirusit. Gjatë hulumtimit nuk arritëm të gjejë të dhëna që i japin bazë këtij argumenti. Edhe nëse i bëjmë bashkë të ardhurat vjetore të tre kompanive më të mëdha farmaceutike në SHBA, shuma as që i afrohen shifrës së fitimeve mujore që spekulon astrologu shqiptar.

  • Ely Lilli - $5.09 miliardë

  • Merck - $10.81 miliardë

  • Pfizer - $13.12 miliardë (CNBC)

3. Të gjitha spekulimet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë krijuar Koronavirusin e ri si bio-armë bien poshtë në momentin kur SHBA është vendi më i prekur nga kjo pandemi. Aktualisht në SHBA ka mbi 243,298 persona të prekur nga COVID 19 dhe mbi 5900 vdekje, shifër kjo që pritet të rritet ndjeshëm ditëve në vijim. (Worldmeter)

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.