I rrejshëm

Email: Ftesë nga policia e Maqedonisë së Veriut

cover image

Myth Buster: MythBuster

Post Link

Date: 20/04/2020

Читај

Sot disa qytetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë pranuar në e-mail një ftesë për tu paraqitur në policinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me ‘’proces hetues që është në vijim’’.

Ftesa është e ‘’nënshkruar’’ në emër të Magdalena Nestorovska, Sekretare Shtetërore e Ministrisë për Punë të brendshme.  

Një pronar biznesi dërgoi një kopje nga emali i pranuar në MythBuster.  

I rrejshëm

Qartësim

Ftesa është e rrejshme dhe të njëjtën përmes profilit të saj personal e ka demantuar Magdalena Nestorovska.

TV21 gjithashtu raportoi se  një e-mail me shkresë dhe nënshkrim të falsifikuar të Sekretares Shtetërore në Ministrisë e Brendshme po u dërgohet qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për një shkresë nga policia, e firmosur kinse nga Sekretarja Shtetërore Magdalena Nestorovska, përmes së cilës qytetari thirret të paraqitet në polici në ditë dhe orë të caktuar, raporton TV21. Po kjo është gënjeshtër.

Siç duket autorët e këtij emali kanë përdorur një emali të Shoqatës Hungareze për prodhimin e dritareve të drunjta. Me ç’duket ky email është vjedhur nga të njëjtit por këtë MythBuster nuk mund ta konfirmojë!

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.