I rrejshëm

5G i vë flakën leshit të metaltë me frekuencën e iPhone.

cover image

Myth Buster: MythBuster

Post Link

Date: 14/04/2020

Читај

Miti:

Në rrjetet sociale qarkullon një video që pretendon se gjatë pranimit të thirrjes iPhone i vë flakën leshit metalik rreth tij. Kjo morri hov ditët e fundit kur debatohet gjerësisht rreth rrjetit 5G, duke e vendosur të njëjtën video në korrelacion me ‘’dëmet shëndetësore’’ që i shkakton ky rrjet.

Miti pretendon se:

1. Gjatë pranimit të thirrjes iPhone i vë flakën leshit metalik.

2. Kjo ndodh për shkak të 5G-së

I rrejshëm

Demistifikim

Të dy pretendimet janë të rrejshme.

1. Së pari videoja është e montuar, përkatësisht dy video të veçanta janë bashkuar në një video të vetme. Së dyti, është e vërtetë që leshi metalik merr flakë shumë lehtë, kjo ndodhë kur ai bie në kontakt edhe me një bateri të thjeshtë. Në videon e mëposhtme jepet shembull se si ndodh kjo, ndërkohë në qoftë se do ta shihni me më shumë vëmendje videon e trukuar do të vini re se në të njetjën janë lidhur dy tela me leshin metalik për ti dhënë flakën.

2. Pretendimi se kjo ndodh për shkak të 5G është qesharak. Asnjë iPhone deri më tani, përfshirë edhe iPhone 11 dhe 11 pro,  nuk ka të përfshirë teknologji për rrjetin 5G. Pra edhe ky pretendim është i rrejshëm.

Më poshtë kënaquni me videon që demaskon lajmin e rrejshëm! 😊

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.