I rrejshëm

“500 mijë fëmijëve u është copëtuar trupi nga vaksina e Gates”, avokati i njohur lëshon bòmbën: Soros ka pasur laborator në Wuhan, hyni në FB e njerëzve të tij në Shqipëri dhe do gjeni….

cover image

Myth Buster: Shefkije Alsani

Post Link

Miti

Tashmë e dimë për numrin e madh të teorive konsipirative të cilat pandeminë COVID19 e ndërlidhin Bill Gates. Në lumin e rrëmbyeshëm të informacioneve të rrejshme ka filluar të notojë edhe teoria konspirative se në fakt shkaktar i krizës me koronavirusin është George Soros. Pretendime shqetësuese dhe të pavërteta  janë bërë nga një avokat gjatë një interviste në televizion të cilat më pas janë shpërndarë online. Brenda tre ditësh artikulli me titullin : “500 mijë fëmijëve u është copëtuar trupi nga vaksina e Gates”, avokati i njohur lëshon bòmbën: Soros ka pasur laborator në Wuhan, hyni në FB e njerëzve të tij në Shqipëri dhe do gjeni….” Ka pasur mbi 1720 interaksione në Facebook, prej të cilave rreth 180 shpërndarje. Ndërsa videoja në Youtube në më pak se 1 javë është klikuar mbi 22 mijë herë.

Pretendimet e artikullit:

1. 500 mijë fëmijëve u është copëtuar trupi nga vaksina e Gates

2. Soros ka pasur laborator në Wuhan

I rrejshëm

Demistifikim

Altin Goxhaj është avokat shqiptar i cili njihet për retorikën e ashpër kundër SOROS. Gjatë një interviste televizive, ku flet për politikën shqiptare dhe organizimin e një protestë anti-qeveritare në Shqipëri, mes tjerash spekulon për fakte të pa pabazuara në asnjë burim shkencor e kredibil rreth origjinës së Koronavirusit dhe vaksinimit.

1. “Janë 500 mijë fëmijë në Indi që janë të copëtuar nga vaksina e Gates, dhe nuk kanë marrë asnjë lloj dëmshpërblimi”- është njëri nga pretendimet shqetësuese të avokatit. Në fakt një informacion i tillë fillimisht është përhapur në rrjetet sociale në SHBA në fillim të prillit, raporton Instituti Poynter. Postimi që u shpërnda më shumë se 16 mijë herë pretendonte se “Fondacioni Bill dhe Melinda Gates ka testuar një polio vaksinë në Indi, nga viti 2000 deri 2017, ku si pasojë janë paralizuar 496.000 fëmijë.”

Polio vaksinimi bëhet me qëllim që të parandalohet sëmundja e poliomieliti. Poliomieliti është sëmundje paralizuese dhe kërcënuese për jetën e shkaktuar nga polivirusi. Virusi përhapet nga një person në tjetrin dhe mund të infektojë palcën kurrizore të një personi, duke shkaktuar paralizë.

Faktet flasin se:

-  Fondacioni Gates ka gjatë kohë që mbështet vaksinimin kundër polio-virusit në Indi

-  Nuk ekziston asnjë evidencë nga ndonjë raportim gazetaresk se 496,000 fëmijë janë paralizuar si pasojë e polio vaksinimit.

-  Në vitin 2014, OBSH deklaroi se rajoni i Afrikës Juglindore nuk kishte asnjë rast me poliomielit, kjo falë kampanjës për vaksinim masiv e mbështetur nga Fondacioni Gates. Megjithatë virusi mbetet kërncënim për vendet e Afrikës Jugore.

2. Në një mënyrë apo në tjetrën, manjati i biznesit George Soros akuzohet se është i përfshirë në pothuajse çdo ngjarje polemike politike. Gjatë muajt mars, kur shumë vende në botë përballeshin me pikun e koronavirusit, filluan spekulimet se Soros është pronari i një laboratori në Vuhan të Kinës pra vendit nga ku u përhap COVID19. “George Soros është pronari i WuXi Pharma lab në Vuhan të Kinës atje ku u zhvillua dhe u shpërnda COVID 19 “ ishte një postim në Facebook. Edhe pse i cilësuar si lajm i rremë vetëm në 2 ditë postimi u shpërnda mbi 3.700 herë.

WuXi AppTec Group është kompani farmaceutike dhe bio-teknologjike me seli në Kinë. Kompania merret me prodhimin dhe zhvillimin e paisjeve mjekësore. Kompania në fjalë nuk e ka selinë në Vuhan, siç pretendohet në artikull, por në Shngai, mbi 800 km larg Vuhanit. Sipas PoliFact, fara e teorive në Facebook ishte fakti se kompania ndodhet në Kinë dhe të dhënat e Komisionit Amerikan për Sigurime dhe Këmbime, ku thuhet se Soros ka qenë një nga investuesit e kompanisë në maj të vitit 2011. (Kompania nuk llogaritet në investimet e Sorosit, ndoshta ai e ka ndryshuar statusin ligjor për t'iu shmangur regullativave qeveritare).

Përndryshe, shkencëtarët janë të bindur se COVID19 është krijuar në ksuhte natyrore, e jo nga njeriu siç pretendojnë disa teori konspirative të përhapura në rrjetet sociale.

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.