MythBuster.mk është platformë online e Democracy Lab që ka për qëllim të zëvendësoj mitet me fakte. Fokusi kryesor është lufta kundër dezinformatave, keqinformimit dhe lajmeve të rrejshme që qarkullojnë në rrjetet sociale, minojnë besimin në demokraci dhe përhapin panik te qytetarët. Përmes demistifikimit të miteve në qarkullim, platforma jonë do të kontribuoj për informim të saktë të qytetarëve, do të ul panikun dhe do të ndihmoj në luftën kundër lajmeve të rrejshme.
Procesi i përzgjedhjet bazohet mbi parimet e:
Lajmi/Postimi/Miti ka potencial të shkaktoj pasoja në proceset e përgjithshme demokratike, ekonomike dhe sociale, përfshirë pasoja shëndetësore tek qytetarët.
Ka arritur tek një numër i madh i lexuesve.
Është viral në rrjetet sociale.
Kategorizimi i tyre bëhen në 5 kategori të ndryshme:
I rrejshëm – Lajmi/Miti/Posti pretendon një situatë e cila nuk është e bazuar në fakte dhe është i rrejshëm.
I pakonfirmuar - Lajmi/Miti/Postimi – faktet dhe qëndrimet e paraqitura janë të pakonfirmuara dhe si i tillë artikulli lë hapësirë për dyshim në vërtetësi.
Pjesërisht i vërtetë – Një pjesë e lajmit/postimi/mitit përmban fakte të vërteta dhe pjesa tjetër përmban fakte që nuk janë të vërteta ose të konfirmuara. Këtu qartësohen se cilët pjesë janë të vërteta dhe cilët fakte janë të qëndrueshme.
Çorientues – Miti/Lajmi/Postimi përmban fakte të cilat janë të vendosura qëllimisht në konotacion tjetër për të çorientuar lexuesin.
I vërtetë – Lajmi/Miti/Postimi përmban fakte të qëndrueshme, të konfirmuara dhe është i saktë.
Procesi i demistifikimit dhe vërtetimit të fakteve bëhet sipas rrjedhës në vazhdim:
Përshkrimi dhe paraqitja e pretendimeve të artikullit që analizohet, përfshirë edhe fotografi dhe/ose vegëz (link) nga i njëjti.
Demistifikimi duke i krahasuar pretendimet dhe faktet në artikull me fakte nga burime relevante dhe të hapura për publikun.
Gjatë procesit kujdesemi që të përdorim burime shkencore, nga ekspertë, mediume dhe institucione relevante duke i prezantuar thjeshtë dhe në mënyrë sa më të kuptueshme për lexuesin e rëndomtë.
Zëvendësojmë mitet me fakte!
Copyright © Myth Buster.
A project by Democracy Lab
Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.