Lajmet e rreme, keqinformimi dhe dezinformimi janë gjithmonë të dëmshme për shoqëritë por në situata të jashtëzakonshme si kjo e tanishmja me pandeminë e Virusit Korona (Covid-19) ato mund të jenë shumë të rrezikshme për shëndetin fizik dhe mental të shoqërisë. Prandaj, çdokush prej nesh mund të luaj rol pozitiv në mbrojtjen kolektive të shëndetit fizik dhe mental.
Si mund të ndihmosh dhe të bëhesh një Demistifikues (MythBuster)?
Demistifikuesit janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër lajmeve të rreme, keqinformimit dhe dezinformimit të qytetarëve për të ruajtur demokracinë dhe informimin e drejtë dhe të saktë të qytetarëve. Si mund të bëhesh një demistifikues?
Kur has një lajm të rremë të cilin e kemi demistifikuar në platformën tonë, shpërndaje në koment nën linkun e faqes apo mikut tuaj në rrjetet sociale i cili e ka shpërndarë lajmin.
Nëse ndonjë mik ju dërgon ndonjë lajm të rrem në WhatsApp, Viber ose ndonjë platformë tjetër për komunikim dhe MythBuster veç më e ka demistifikuar të njëjtin, kopjojeni linkun prej faqes tonë dhe dërgojani mikut apo grupit për ta informuar drejtë. Edukojeni mikun tuaj me informacione të drejta.
Në qoftë se hasni në një lajm që shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale ose në platformat e ndryshme për mesazhe, na dërgoni duke klikuar këtu. Ekipi jonë do ta verifikoj vërtetësinë e lajmit dhe do t’ju ndihmoj që ju dhe miqtë tuaj të informohen drejt.
Shpërndani artikujt tonë me miqtë tuaj në rrjetet sociale dhe platformat tjera për komunikim. Informimi i drejtë dhe i saktë ju mbron juve dhe rrethin tuaj. Na shkruani
Copyright © Myth Buster.
A project by Democracy Lab
Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.