I rrejshëm

Kjo po ndodh në Hungari Policia kalon nëpër rrugë dhe kap të gjithë mbi moshën 50-vjeçar

cover image

Myth Buster: MythBuster

Post Link

Date: 13/04/2020

Miti:

Në rrjetet sociale qarkullon një video nga ushtrimi i dhunës policore mbi protestuesit dhe e njëjta paraqitet se është e incizuar ditët e fundit.

Në njërën nga FaceBook faqet që ka marrë mbi 1,900 shpërndarje vetëm në 3 orët e para përshkrimi i videos është vendosur kështu: ‘’Kjo po ndodh në Hungari Policia kalon nëpër rrugë dhe kap të gjithë mbi moshën 50-vjeçar. Çfarë po ndodh në botë!!!! Çfarë fshihet pas gjithë kësaj epidemie.’’

I rrejshëm

Demistifikim

Postimi është i rrejshëm. Videoja e prezentuar është regjistruar në Tetor të vitit 2019 në Baku të Azerbajxhanit gjatë një proteste qytetare. Reuters raporton për protestën: Policia e Azerbajxhanit arreston protestuesit, mes tyre edhe liderin partisë opozitare.    

Më poshtë video origjinale e postuar më 21 Tetor, 2019

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.