Si mësuesit mund të flasin me fëmijët për sëmundjen e koronavirusit (COVID-19)

Burimi: UNICEF

Link

Data: 02/04/2020

Читај

Këshilla për diskutime të përshtatshme për moshën për të siguruar dhe mbrojtur fëmijët

Ndërsa njerëzit në mbarë botën po marrin masa paraprake për të mbrojtur veten e tyre, familjet e tyre dhe komunitetet e tyre nga sëmundja e koronavirusit (COVID-19), është gjithashtu e rëndësishme që fëmijët të mund të vazhdojnë të mësojnë, dhe që ata mund ta bëjnë këtë në një mjedis mikpritës, respektues, gjithëpërfshirës, dhe mbështetës për të gjithë.

Shkollat dhe mësuesit luajnë një rol jetësor në këtë. Shkëmbimi i informacionit të saktë dhe fakteve të bazuara në shkencë rreth COVID-19 do të ndihmojë në zvogëlimin e frikës dhe ankthet e studentëve rreth sëmundjes, dhe do të mbështes aftësisë e tyre për të përballuar çdo ndikim sekondar në jetën e tyre.

Këtu janë disa sugjerime se si mësuesit mund të angazhojnë studentë të moshave të ndryshme (parashkollore, fillore, të mesme të ulët dhe të mesme të lartë) në parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së COVID-19 dhe viruseve të tjera. Çdo bisedë ose veprimtari duhet të marrë parasysh gjithnjë nevojat specifike të fëmijëve, udhëzimet e dhëna nga shkolla juaj, autoritetet lokale dhe / ose kombëtare, dhe të bazohen në burime me reputacion si UNICEF dhe Organizata Botërore e Shëndetit.

 Mosha parashkollore

  • Përqendrohuni në komunikimin e sjelljeve të mira shëndetësore, të tilla si mbulimi i kollës dhe teshtitjeve me bërryl dhe larja e duarve. Shikoni më shumë se si të shmangni rrezikun e infeksionit këtu.

  • Një nga mënyrat më të mira për t'i mbajtur fëmijët të sigurt nga koronavirusi dhe sëmundjet e tjera është thjesht inkurajimi i larjes së rregullt të duarve, për të paktën 20 sekonda. Nuk ka nevojë të jetë një bisedë e frikshme. Këndoni së bashku me The Wiggles ose ndiqni këtë vallëzim, për të bërë mësimin argëtim. Shihni më shumë rreth larjes së duarve këtu.

  • Zhvilloni një mënyrë për të ndjekur se si fëmijët janë duke larë duart dhe gjeni mënyra për t'i shpërblyer ata për larjen e shpeshtë / në kohë të duarve.

  • Përdorni kukulla ose lodra për të demonstruar simptoma (teshtitje, kollitje, ethe), çfarë të bëni nëse fëmijët ndjehen të sëmurë (nëse ju dhemb koka, stomaku i tyre, ose nëse ndjehen të nxehtë ose ekstra të lodhur), dhe si të ngushëlloni dikë që është i sëmurë (kultivimi i empatisë dhe sjelljeve të sigurta të kujdesit).

  • Kur është koha e rrethit, lërini fëmijët të ulen më larg njëri-tjetrit duke praktikuar shtrirjen e krahëve ose 'duke tundur krahët' - ata duhet të mbajnë hapësirë të mjaftueshme mes njëri-tjetrit në mënyrë që të mos prekin shokët e tyre.

 Shkolla fillore

  • Sigurohuni që të dëgjoni shqetësimet e fëmijëve dhe t'u përgjigjeni pyetjeve të tyre në mënyrë të përshtatshme për moshën; mos i ngarkoni me shumë informacion. Inkurajoni ata të shprehin dhe komunikojnë ndjenjat e tyre. Diskutoni ndjenjat e ndryshme që ata mund të përjetojnë dhe shpjegoni se këto janë reagime normale ndaj një situate anormale.

  • Theksoni që fëmijët mund të bëjnë shumë për të mbajtur veten dhe të tjerët të sigurt. Për shembull, prezantoni konceptin e distancimit social / shoqëror (duke qëndruar larg miqve, duke shmangur turmat e mëdha, duke mos prekur njerëzit nëse nuk kanë nevojë, etj.). Gjithashtu, përqendrohuni në sjelljet e mira shëndetësore, të tilla si mbulimi i kollës dhe teshtitjeve me bërryl dhe larja e duarve. Shikoni më shumë se si të shmangni rrezikun e infeksionit këtu.

  • Ndihmoni fëmijët të kuptojnë konceptet themelore të parandalimit dhe kontrollit të sëmundjes. Përdorni ushtrime që demonstrojnë se si mikrobet mund të përhapen. Për shembull, mund të vendosni ujë me ngjyrë në një shishe llak dhe ta spërkatni në një copë letër të bardhë, atëherë vëzhgoni se deri ku udhëtojnë pikat.

  • Demonstroni pse është kaq e rëndësishme të lani duart për 20 sekonda me sapun. Për shembull, vendosni një sasi të vogël shkëlqimesh në duart e një studenti dhe lërini që t'i lajë me ujë vetëm dhe të vini re sa shkëlqim mbetet. Pastaj lërini të lajnë duart për 20 sekonda me sapun dhe ujë dhe shikoni se si është zhdukur shkëlqimi.

  • Bëni studentët të analizojnë tekste për të identifikuar sjelljet me rrezik të lartë dhe të sugjerojnë mënyra për t'i ndryshuar ato. Për shembull, një mësues vjen në shkollë me një ftohje. Ai teshtit dhe e mbulon me dorën e tij. Ai shtrëngon duart me një koleg. Ai i fshin duart më pas me facoletë, pastaj shkon në klasë për të dhënë mësime. Çfarë bëri mësuesi që ishte e rrezikshme? Çfarë duhet të kishte bërë ai në vend të kësaj?

 

Shkolla e mesme e ulët

  • Sigurohuni të dëgjoni shqetësimet e nxënësve dhe t'u përgjigjeni pyetjeve të tyre.

  • Theksoni që nxënësit mund të bëjnë shumë për të mbajtur veten dhe të tjerët të sigurt. Për shembull, prezantoni konceptin e distancimit social dhe përqendrohuni në sjelljet e mira shëndetësore, siç janë mbulimi i kollës dhe teshtitjeve me bërryl dhe larja e duarve. Shikoni më shumë se si të shmangni rrezikun e infeksionit këtu.

  • Kujtojuni nxënësve se ata mund të ndajnë sjellje të shëndetshme me familjet e tyre.

  • Inkurajoni nxënësit të përballen dhe të parandalojnë stigmën. Diskutoni reagimet që ata mund të përjetojnë rreth diskriminimit dhe sqaroni se këto janë reagime normale në situata emergjente. Inkurajoni ata të shprehin dhe të komunikojnë ndjenjat e tyre, por gjithashtu shpjegoni që frika dhe stigma e përkeqësojnë një situatë të vështirë. Fjalët kanë rëndësi, dhe përdorimi i gjuhës që përjetëson stereotipet ekzistuese mund t'i largojë njerëzit të mos ndërmarrin veprimet e nevojshme për t'u mbrojtur. Lexoni për disa gjëra që duhet dhe që nuk duhet të bëni, kur të flisni për koronavirusin me fëmijë.

  • Ndërtoni agjencinë e nxënësve dhe i bëni ata të promovojnë fakte për shëndetin publik.

  • Përfshirni arsimin përkatës shëndetësor në lëndë të tjera. Shkenca mund të mbulojë studimin e viruseve, transmetimin e sëmundjeve dhe rëndësinë e vaksinimeve. Studimet sociale mund të përqëndrohen në historinë e pandemive dhe evolucionin e politikave për shëndetin dhe sigurinë publike.

  • Kërkojuni nxënësve të bëjnë Njoftimet e tyre të Shërbimit Publik përmes njoftimeve shkollore dhe posterave.

  • Mësimet e shkathtësimit mediatik mund t'i fuqizojnë nxënësit të jenë mendimtarë kritikë dhe t'i bëjnë ata komunikues efektivë dhe qytetarë aktivë, të cilat do të përmirësojnë aftësitë e tyre për të zbuluar dezinformata.

Shkolla e mesme e lartë

  • Sigurohuni të dëgjoni shqetësimet e nxënësve dhe t'u përgjigjeni pyetjeve të tyre.

  • Theksoni që nxënësit mund të bëjnë shumë për të mbajtur veten dhe të tjerët të sigurt. Për shembull, prezantoni konceptin e distancimit social dhe përqendrohuni në sjelljet e mira shëndetësore, siç janë mbulimi i kollës dhe teshtitjeve me bërryl dhe larja e duarve. Shikoni më shumë se si të shmangni rrezikun e infeksionit këtu.

  • Inkurajoni nxënësit të përballen dhe të parandalojnë stigmën. Diskutoni reagimet që ata mund të përjetojnë rreth diskriminimit dhe sqaroni se këto janë reagime normale në situata emergjente. Inkurajoni ata të shprehin dhe të komunikojnë ndjenjat e tyre, por gjithashtu shpjegoni që frika dhe stigma e përkeqësojnë një situatë të vështirë. Fjalët kanë rëndësi, dhe përdorimi i gjuhës që përjetëson stereotipet ekzistuese mund t'i largojë njerëzit të mos ndërmarrin veprimet e nevojshme për t'u mbrojtur. Lexoni për disa gjëra që duhet dhe që nuk duhet të bëni, kur të flisni për koronavirusin me fëmijë.

  • Përfshirni arsimin përkatës shëndetësor në lëndë të tjera. Mësimet e shkencës mund të mbulojnë studimin e viruseve, transmetimin e sëmundjeve dhe rëndësinë e vaksinimeve. Studimet sociale mund të përqendrohen në historinë e pandemive dhe efektet dytësore të tyre dhe të hetojnë sesi politikat publike mund të promovojnë tolerancën dhe kohezionin shoqëror.

  • Kërkojuni studentëve të bëjnë Njoftimet e tyre të Shërbimit Publik përmes mediave sociale, radio apo madje edhe transmetimit televiziv lokal.

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.