Si adoleshentët mund të mbrojnë shëndetin e tyre mendor gjatë koronavirusit (COVID-19)

Burimi: UNICEF

Link

Data: 02/04/2020

Читај

6 strategji për adoleshentët që përballen me një normale të re (të përkohshme).

Të qenit adoleshent është e vështirë pa marrë parasysh se çfarë, dhe sëmundja koronavirus (COVID-19) po e vështirëson këtë edhe më shumë. Me mbylljen e shkollave dhe ngjarjet e anuluara, shumë adoleshentë humbin disa nga momentet më të mëdha të jetës së tyre të re - si dhe momentet e përditshme si biseda me miqtë dhe pjesëmarrja në klasë.

Për adoleshentët që përballen me ndryshimet e jetës për shkak të shpërthimit, të cilët po ndjehen të shqetësuar, të izoluar dhe të zhgënjyer, dijeni këtë: nuk jeni vetëm. Ne biseduam me një ekspert psikolog për adoleshentë, autori më i shitur dhe kolumnisti mujor i New York Times, Dr. Lisa Damour, për atë që mund të bëni për të praktikuar vetë-kujdesin dhe kujdesin për shëndetin tuaj mendor.

1. Pranoni që ankthi/shqetësimi juaj është plotësisht normal

Nëse mbylljet e shkollave dhe titujt alarmantë ju bëjnë të ndiheni në ankth, nuk jeni të vetëm. Në fakt, kjo është se si ju duhet të ndiheni. "Psikologët kanë kohë që e pranojnë se ankthi është një funksion normal dhe i shëndetshëm që na alarmon për kërcënime dhe na ndihmon të marrim masa për t'u mbrojtur", thotë Dr. Damour. "Ankthi juaj do t'ju ndihmojë të merrni vendimet që ju duhet të merrni tani - duke mos kaluar kohë me njerëz të tjerë ose në grupe të mëdha, duke larë duart dhe duke mos prekur fytyrën tuaj." Këto ndjenja po ndihmojnë për të mbajtur jo vetëm veten tuaj të sigurt por edhe të tjerët. Kjo është "gjithashtu mënyra se si ne kujdesemi për anëtarët e komunitetit tonë. Ne gjithashtu mendojmë edhe për njerëzit përreth nesh."

Ndërsa ankthi rreth COVID-19 është plotësisht i kuptueshëm, sigurohuni që po përdorni "burime të besueshme [siç janë faqet e UNICEF dhe Organizata Botërore e Shëndetit] për të marrë informacion, ose për të kontrolluar çdo informacion që mund të merrni përmes kanaleve më pak të besueshme," rekomandon Dr. Damour.

Nëse shqetësoheni se po përjetoni simptoma, është e rëndësishme të flisni me prindërit tuaj për këtë. "Mbani në mend se sëmundja e shkaktuar nga infeksioni COVID-19 është përgjithësisht e butë, veçanërisht për fëmijët dhe të rriturit e rinj," thotë Dr. Damour. Është gjithashtu e rëndësishme të mbani mend, që shumë nga simptomat e COVID-19 mund të trajtohen. Ajo rekomandon që prindërit tuaj ose një i rritur i besuar të dijë nëse ju nuk ndiheni mirë, ose nëse ndjeheni të shqetësuar për virusin, në mënyrë që ata të ndihmojnë.

Dhe mbani mend: "Ka shumë gjëra efektive që mund të bëjmë për të mbajtur veten dhe të tjerët të sigurt dhe të ndjehemi më mirë mbi kontrollin e rrethanave tona: shpesh lani duart, mos prekni fytyrat dhe angazhohuni në distancim shoqëror."

2. Krijoni shpërqendrime

"Ajo që psikologët e dinë, është se kur jemi në kushte kronike të vështira, është shumë e dobishme ta ndajmë problemin në dy kategori: gjëra për të cilat unë mund të bëj diçka, dhe pastaj gjërat për të cilat nuk mund të bëj asgjë," thotë Dr. Damour.

Ka shumë që bien në kategorinë e dytë tani, dhe kjo është në rregull, por një gjë që na ndihmon të merremi me atë është krijimi i shpërqendrimeve për veten tonë. Dr Damour sugjeron të bëni detyra shtëpie, të shikoni një film të preferuar ose të futeni në shtrat me një roman, si mënyra për të kërkuar lehtësim dhe për të gjetur ekuilibër në përditshmëri.

3. Gjeni mënyra të reja për t'u lidhur me miqtë tuaj

Nëse doni të kaloni kohë me miqtë ndërsa jeni duke praktikuar distancimin shoqëror, media sociale është një mënyrë e shkëlqyeshme për t'u lidhur. Bëheni kreativ: Bashkohuni në një sfidë Tik-Tok si #safehands (#duartësigurta). "Unë kurrë nuk do ta nënvlerësoja kreativitetin e adoleshentëve," thotë Dr. Damour, "Mendimi im është që ata do të gjejnë mënyra për t'u [lidhur] me njëri-tjetrin në internet, që janë të ndryshëm nga mënyra sesi e kanë bërë më parë."

"[Por] nuk do të jetë një ide e mirë të kesh një akses të pandërprerë në ekrane ose në media sociale. Nuk është e shëndetshme, nuk është e zgjuar, mund të forcojë ankthin tuaj, "thotë Dr. Damour, duke ju rekomanduar të hartoni një orar të ekranit me prindërit tuaj.

4. Përqendrohuni tek vetja

A keni dashur të mësoni se si të bëni diçka të re, të filloni një libër të ri ose të kaloni kohë duke praktikuar një instrument muzikor? Tani është koha për ta bërë atë. Përqendrimi në veten tuaj dhe gjetja e mënyrave për të përdorur kohën tuaj të re është një mënyrë produktive për t'u kujdesur për shëndetin tuaj mendor. "Unë kam bërë një listë të të gjithë librave që dua të lexoj dhe ato gjëra që kam menduar të bëj," thotë Dr. Damour.

"Kur bëhet fjalë për të pasur një ndjenjë të dhimbshme, e vetmja rrugëdalje është të kalojmë përmes asaj."

5. Ndjeni ndjenjat tuaja

Të humbësh ngjarjet me miqtë, hobin tuaj ose ndeshjet sportive është jashtëzakonisht zhgënjyese. “Këto janë humbje në shkallë të lartë. Ata janë vërtet shqetësuese dhe me të drejtë për adoleshentët, "thotë Dr. Damour. Mënyra më e mirë për të përballuar këtë zhgënjim? Lëreni veten ta ndjeni. “Kur bëhet fjalë për të pasur një ndjenjë të dhimbshme, e vetmja rrugëdalje është të kalojmë përmes asaj. Vazhdoni përpara dhe jini të trishtuar, dhe nëse mund ta lejoni veten të trishtuar, do të filloni të ndjeheni mirë më shpejt."

Procesimi i ndjenjave tuaja duket ndryshe për të gjithë. "Disa fëmijë do të bëjnë art, disa fëmijë do të duan të bisedojnë me miqtë e tyre dhe të përdorin trishtimin e tyre të përbashkët si një mënyrë për t'u ndier të lidhur në një kohë kur ata nuk mund të jenë së bashku personalisht, dhe disa fëmijë do të duan të gjejnë mënyra për të dërguar ushqim në bankat e ushqimit, "thotë Dr. Damour. Ajo që është e rëndësishme, është që ju të bëni atë që ju bën të ndjeheni mirë.

6. Jini të sjellshëm me veten dhe të tjerët

Disa adoleshentë po përballen me ngacmimin dhe abuzimin në shkollë për shkak të koronavirusit. "Aktivizimi i kalimtarëve apo dëshmitarëve është mënyra më e mirë për të adresuar çdo lloj ngacmimi," thotë Dr. Damour. “Fëmijët dhe adoleshentët që janë në shënjestër nuk duhet të pritet të përballen me bullistët; përkundrazi duhet t'i inkurajojmë ata t'u drejtohen miqve ose të rriturve për ndihmë dhe mbështetje."

Nëse jeni dëshmitar ku një mik është  i ngacmuar, drejtohuni para tij dhe përpiquni të ofroni mbështetje. Të mos bësh asgjë, mund ta lërë personin të ndjejë se të gjithë janë kundër tij ose se askush nuk  interesohet për të. Fjalët tuaja mund të bëjnë ndryshime.

Dhe mbani mend: tani më shumë se kurrë duhet të jemi të vëmendshëm/kujdesshëm për ato që ndajmë ose themi që mund të dëmtojnë të tjerët.

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.