Pse Gjermania ka kaq pak viktima nga COVID 19?

Burimi: BUSNESSINSIDER

Link

Data: 12/04/2020

Читај

Duke kombinuar testimin e gjerë të popullatës dhe sistemin e fuqishëm shëndetësor, Gjermania është bërë një model potencial se si shtetet tjera mundet ta luftojnë Koronavirusin e ri. Cilat janë arsyet se pse Gjermania u bë vendi i parë në Evropë me numër të lartë të rasteve me COVID 19 por me shkallë të ulët të vdekjes, nga ky virus, në nivel botëror?

Në janar, kur COVID-19 po shkatërronte Kinën, Gjermania akoma e konsideronte sëmundjen shumë larg dhe thjesht si një kërcënim të vogël. Në fund të janarit, Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha se COVID-19 përbën një rrezik shumë të ulët shëndetësor. Megjithatë u deshën vetëm pak ditë që pandemia të shpërthejë furishëm edhe në Gjermani. Rastet e para me COVID 19 u zbuluan më 27 janar, por meqë ishin pak raste u panë vetëm si kërcënim lokal që lehtë do të menaxhoheshin.

Gjatë muajt shkurt situata në Gjermani ndryshoi në mënyrë drastike, duke bërë që më 28 shkurt Gjermania të bëhet vendi i dytë në Evropë, pas Italisë, me numrin më të lartë të rasteve të regjistruara me COVID 19. Rastet e reja bënë që autoritet gjermane të ndërmarrin aksione konkrete, përveç mbylljes së disa institucioneve, vet-izolimi i njerëzve, distanca sociale, etj, autoritetet gjermane rritën numrin e testimeve tek qytetarët.

Më 9 mars, Gjermania kishte rreth 1200 raste me COVID 19 dhe ishin regjistruar vetëm dy vdekje. Në të njëjtën ditë në SHBA u shënuan 950 raste dhe 28 vdekje nga COVID 19.

Më 17 Mars, Instituti i Shëndetit Publik në Gjermani vlerësoi se rreziku nga COVID 19 është i lartë. Ky vlerësim bëri që Gjermania të shtojë kapacitetin e shtretërve nëpër spitale. Pas 22 marsit, numri i rasteve me COVID 19 arriti në mbi 25 000 nga të cila vetëm 86 raste kishin përfunduar me vdekje. 

Statistikat thonë se në luftën e COVID 19, Gjermania qëndron para shumë shteteve të zhvilluara në mbarë botën. Sipas ekspertëve, përveç kulturës dhe disiplinës së popullit gjerman, testimi në mas të gjerë dhe sistemi i fuqishëm shëndetësor janë pikat kyçe të këtij suksesi.

Gjermania është mirë e përgatitur për të luftuar shpërthimin e pandemisë sepse ka një sistem të shumë të zhvilluar dhe gjithëpërfshirës të kujdesit shëndetësor, si me opsione publike ashtu edhe me atë private. Nga data 2 prill, në testimin e popullatës gjermane janë kyçur edhe laboratorët privatë në vend. Autoritetet gjermane thanë se do të realizojnë 160.000 teste në javë, ndërkohë deri tani kanë testuar mbi 1 milion persona.

Ndërkohë sa i përket sistemit shëndetësor, Gjermania ka më shumë kapacitete për terapi intensive se shumë shtete tjera evropiane, përfshirë këtu Francën, Italinë dhe Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave nga HealthSystemTracker, Gjermania ka 8.1 shtretër spitalore për 1.000 persona dhe 6.1 shtretër për kujdes intensiv në 1.000 njerëz. Italia ka 3.2 shtretër spitalor për 1.000 dhe 2.6 shtretër për kujdes intensiv në 1.000 persona. SH.B.A. ka 2.8 shtretër spitalor për 1.000 dhe 2.4 shtretër për kujdes intensiv për 1.000 njerëz. Me fjalë tjera Në 100,000 persona Gjermania posedon 621 shtretër ndërkohë që Italia ka 275 shtretër she Spanja 293 shtretër.  Sipas të dhënave të vitit 2016 nga Banka Botërore, për çdo vit në sigurimin shëndetësor Gjermania harxhon $ 4,714.26 për person, një shumë kjo shumë më e lartë krahasuar me vendet tjera në Evropë por edhe në botë.

Ekspertët theksojnë se Gjermania mund të mos e ketë arritur kulmin  në krizën me COVID 19. Me rritjen e numrit të të infektuarve për çdo ditë shtohen edhe rastet me vdekje, më 29 mars Gjermania regjistroi 66 vdekje. Shifra e vdekjeve u rrit në 128 më 30 mars, ndërsa më 5 prill u regjistruan 140 vdekje në 24 orë, ndërkohë më 6 prill si pasojë e COVID 19 u regjistruan vetëm 80 raste me vdekje. 

Shkalla e vdekjes së Gjermanisë është tani 5% - ende më e ulët në krahasim me shumë pjesë të tjera të botës. Aktualisht në Gjermani janë regjistruar 122 171 raste me COVID 19, prej të cilave në total 2.736 raste kanë përfunduar me vdekje ndërsa 53.913 persona janë shëruar.( Të dhëna deri më 11 prill 2020, 14.20 h).

Përshtati për MythBuster.mk: Shefkije Alasani

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.