I rrejshëm

The Simpsons godet sërish, pandemia ishte parashikuar që në 1993 (VIDEO)

cover image

Myth Buster: Shefkije Alasani

Post Link

Date: 11/05/2020

Miti

Dhjetëra portale shpërndan një artikull me titullin: “The Simpsons godet sërish, pandemia ishte parashikuar që në 1993”.  Artikullin e bën shqetësues fakti se përveç një pjese që është e vërtet pjesa tjetër e lajmit është e rreme. Në artikull pretendohet se një episod i këtij seriali kishte parashikuar se bota do të përballej me një epidemi dhe se origjina e saj ishte nga Azia.

I rrejshëm

Demistifikim

“The Simpsons”është një komedi e animuar amerikane, e krijuar nga Matt Groening për “Fox Broadcasting Company”. Seriali është një përshkrim satirik i jetës së klasës punëtore, i shprehur nga familja Simpson. Shfaqja është vendosur në qytetin imagjinar të Springfield dhe bënë parodi me kulturën dhe shoqërinë amerikane. Seriali ka më shumë se 30 vjet që transmetohet dhe shumë nga episodet e serialit në të kaluarën kanë pasur elemente të ngjarjeve që kanë ndodhur më vonë në realitet, që nga shpikja e orëve të mençura (smart) e deri tek zjarri i vitit 2019 në katedralen Notre Dame në Paris. Shumë nga ato të ashtuquajturat"parashikime" ishin thjesht shaka të krijuara nga ndryshimi i pamjeve të fotografive ose keqinterpretimi i kohës së episodeve. Sidoqoftë, në prill tëvitit 2020, një episod i “The Simpsons” nga viti 1993 pretendohet se ka parashikuar përhapjen e pandemisë COVID19 dhe sulmin e papritur të “grerëzave vrasëse” në SHBA. Ngjarjet u spikatën nga mediat 27 vite pas transmetimit të këtij episodi. 

Video – episodi Osaka Flu Hits Springfield Part 1 

Episodi flet për një ngjarje kur qyteti pra,  Springfield u godit nga shpërthimi i "Gripit të Osaka", i transmetuar përmes një punëtori të infektuar në Japoni i cili paketonte pako të Juice Looseners të cilat  do të transportohen tek klientët në SHBA.

Edhe pse episodi ka disa ngjashmëri me ngjarjet e vitit 2020, si përhapja e një sëmundje që besohet të ketë origjinën në Azi, ngjarjet më shumë mundet të ndërlidhen me evente nga e kaluara sesa për të parashikuar të ardhmen, tha për Hollywood Reporter bashkë-shkrimtari i episodit Bill Oakley.

“Nuk më pëlqen që episodi të përdoret për qëllime të parëndësishme. Ideja që dikush e përvetëson atë për të bërë koronavirusin të duket sikur një komplot aziatik është e tmerrshme. Ngjarja e mëparshme ishte gripi në Hong Kong në vitin 1968" thotë Oakley, duke shtuar se ai ishte në dijeni të këtij gripi nga titujt e lajmeve gjatë fëmijërisë. "Thjesht ishte menduar të ishte një shaka e shpejtë për mënyrën sesi gripi arriti këtu”.

Oakley gjithashtu theksoi se, "Ka shumë pak raste kur "Simpsons "parashikuan diçka. Dhe ajo ishte kryesisht rastësi, sepse episodet janë aq të vjetra sa historia përsëritet. Shumica e këtyre episodeve bazohen në gjëra që ndodhën në vitet '60, '70 ose '80 për të cilat dinim. "

Burimi i demistifikimit: Snopes

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.