I rrejshëm

SARINI dhe jo Korona është shkaku për karantinën tre mujore!?!

cover image

Myth Buster: MythBuster

Post Link

Date: 02/04/2020

Читај

Miti

Artikulli spekulon se shkaku i karantinës në shumë shtete botërore bëhet për shkak të rrjedhës së gazit Sarin në një laborator ushtarak në Afganistan dhe se ai tani përhapet nëpër Evropë.

Pretendimet:

1. Lëshimi i sasisë së madhe e gazit Sarin në Afganistan ishte arsyeja që SHBA-të lidhën marrëveshje paqësore me Talibanët si kompensim për fshehur rrjedhën e gazit.

2. Gazi Sarin është duke u përhapur nëpër atmosferë

3. Njerëzit që ekspozohen në gazin Sarin është shkak për probleme në sistemin respiratorë.

4. Simptomat nga ekspozimi në gazin Sarin janë dëmtim i kanaleve të frymëmarrjes dhe kollë e thatë, dhimbje koke, gulçim, diarre, humbje e oreksit, dhimbje muskulore dhe bllokime më të rënda, ethe të larta dhe pneumoni. 

5. 67 ushtarët amerikan të cilët janë ekzpozuar në laborator dhe është vërtetuar prezencë e madhe e Sarinit në Shkurt të 2020-tës janë dërguar për paradë ushtarake në Wuhan për ta përhapur sëmundjen.

6. Koha e inkubacionit të gazit ajror është 3 muaj, kohë e cila korrespondon me përfundimin e Koronavirusit në fund të muajit Prill.

Artikulli në fund shënon se materialet janë marrë në Facebook pa cituar linkun apo personin që e ka publikuar të njëjtin. Në Facebook vetëm nga një person pas publikimit të lajmit në tri.mk është shpërndarë e njeta përmbajtje më shumë se 1000 herë.   

I rrejshëm

Demistifikim

Lajmi është plotësisht i rrejshëm dhe i mbushur me trillime, zbrazëtira logjike dhe me pretendime që janë plotësisht të pasakta në aspekt shkencor.

1. Nënshkrimi i marrëveshjes me SHBA-ve dhe Talibanëve është bërë më 29 Shkurt 2020 në Katar, në ndërkohë që rastet e para të virusit korona janë paraqitur zyrtarisht në Organizatën Botërore të shëndetësisë më 31 dhjetor 2019, që nënkupton se virusi është përhapur shumë kohë më parë. 

2. Gazi Serin ka efekt afat-shkurtër të përhapjes në atmosferë për shkak të avullimit të shpejtë, që nënkupton se i njëjti edhe po të jetë lëshuar ai është avulluar dhe shpërbërë. (Burimi: CDC)

3. Gazi Sarin është armë kimike e prodhuar nga njeriu dhe nuk gjendet në natyrë. Ai është agjend nervor që sulmon sistemin nervor. Nëse nuk trajtohet shpejt me kundër-helm pasojat janë fatale, ndërkohë që 87% e personave të infektuar me virusin korona COVI-19 shërohen. (Burimi: CNN)

4. Njerëzit të ekspozuar ndaj një doze të ulët ose të moderuar të Sarinës mund të përjetojnë disa ose të gjitha simptomat e mëposhtme brenda sekondave të ekspozimit: Rrjedhje hundësh, sy të përlotur, dhimbje në sy, shikim të turbullt, përgjumje dhe djersitje të tepruar, kollë, shtrëngim i kraharorit, frymëmarrje e shpejtë, diarre, vjellje, të vjella dhe / ose dhimbje barku, rritje e urinimit, konfuzion, përgjumje, dobësi, dhimbje koke, aritmi të zemrës, presioni i ulët ose i lartë i gjakut. Pra, disa nga simptomat mund të jenë të ngjashme por ekspozimi edhe me sasi të vogla ose të moderuara të gazit të lëngshëm janë më të shumta dhe më të rënda.  (Burimi: CDC)

5. Personat e ekspozuar me gazin Sarin mund të kenë pasoja fatale brenda 1 minute në rast të inhalimit të drejtpërdrejtë. (Burimi: LawFare). Kështu që nëse 67 ushtarë amerikan do të ishin ekspozuar me gazin Sarin, ato do të kishin vdekur deri m tani. Përveç asaj, në Wuhan nuk është mbajtur paradë ushtarake në muajin Shkurt, aq më pak kur qyteti me rreth 11 milion qytetar të tij janë në karantinë që nga fundi i Janarit deri më 8 Prill.

6. Gazi nuk ka kohë të inkubacionit dhe aq më pak një gaz i prodhuar nga njeriu!

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.