I rrejshëm

Profesori japonez: COVID-19 e prodhoi Kina, ja ç’ndodhi në laborator

cover image

Myth Buster: MythBuster

Post Link

Date: 02/05/2020

Читај

Miti

Një lajm i publikuar me titullin: ‘’Profesori japonez: COVID-19 e prodhoi Kina, ja ç’ndodhi në laborator’’ i cili pretendon se laureati i çmimit Nobel Tasuku Honjo ka deklaruar se korona virusi nuk është i natyrshëm dhe se Kina e ka prodhuar atë. Bashkë me lajmin është botuar dhe një deklarim i gjerë që pretendohet të jetë dhënë nga profesori Honjo para mediave.

Deklarata e pretenduar:

Përkundrazi, po përhapet në një vend si Zvicra, në të njëjtën mënyrë po përhapet në zonat e shkretëtirës. Ndërsa nëse do të ishte e natyrshme, do të përhapej në vendet e ftohta, por do të vdiste në vendet e nxehta. Kam bërë 40 vjet kërkime mbi kafshët dhe viruset. Nuk është e natyrshme, virusi është plotësisht artificial.

Kam punuar për 4 vjet në laboratorin Wuhan të Kinës, jam njohur plotësisht me të gjithë stafin e atij laboratori. Unë i kam telefonuar të gjithë ata, pas përhapjes së Koronavirusit por, të gjithë telefonat e tyre janë të mbyllur këto 3 muajt e fundit. Tani është kuptuar se të gjithë këta teknikë laboratori kanë vdekur.

Bazuar në të gjitha njohuritë dhe hulumtimet e mia deri më sot, unë mund ta them me 100% besim se Coronavirusi nuk është i natyrshëm. Nuk ka ardhur nga lakuriqët, Kina e ka prodhuar atë. Nëse ajo që po them sot dëshmohet e rreme tani ose edhe pas vdekjes sime, qeveria mund të tërheqë cmimin tim Nobel. Por Kina gënjen dhe kjo e vërtetë një ditë do të zbulohet për të gjithë” është shprehur Tasuku Honjo

I rrejshëm

Demistifikim

Lajmi është i rrejshëm. Një deklaratë zyrtare është lëshuar nga profesori Tasuku Honjo dhe Universiteti i Kyoto më datë 27 Prill 2020.

Në atë ai deklaron se ‘’jam jashtëzakonisht i trishtuar që emri im dhe i Universitetit të Kyoto-s është keqpërdorur për të shpërndarë akuza të rrejshme dhe keqinformim. 

Gjithashtu, në biografinë zyrtare të profesorit Honjo askund nuk shënon që ka punuar në laboratorin e Vuhanit, pra edhe ky pretendim është i rrejshëm.

Lajmi është i përkthyer dhe publikuar në shumë gjuhë, mes tyre edhe në gjuhën shqipe dhe maqedonase. 

Deklarata për shtyp nga Universiteti i Kyoto-s

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.