I rrejshëm
Në rrjetet sociale Facebook, Instagram, Youtube dhe platformat për komunikim u shpërnda me qindra herë një infografik dhe disa video që pretendonin se shpërthimi i pandemive më të njohura që pushtuan botën shfaqen çdo 100 vjet. Duke vendosur një korrelacion të tillë, pretendimi hap rrugë për spekulime dhe teori konspiracioni që epidemitë nuk janë të rastësishme, por ndjekin një trajektore të parapërcaktuar dhe mbase shkaktohen me qëllim. Infografiku pretendon që:
1.Murtaja e madhe apo e njohur si Vdekja e Zezë shpërtheu në vitin 1720
2.Pandemia e kolerës shpërtheu në vitin 1820
3.Pandemia e Gripit Spanjoll shpërtheu në vitin 1920 dhe
4.Pandemia e Korona Virusit shpërtheu në vitin 2020
I rrejshëm
Pretendimet për shpërthimin dhe përhapjen e pandemive në infografik janë të pasakta dhe për këtë arsye miti është i rremë. Këto janë vitet e pandemive të referuara në infografik.
1.Murtaja e madhe ose Vdekja e Zezë u përhap në mes viteve 1347 dhe 1351 dhe shkaktoi vdekjen e 1/3 të popullatës në Evropën mesjetare (burimi: Enciklopedia Britannica)
2.Pandemia e kolerës – Ndërkohë që epidemia vazhdon të rishfaqet edhe në shekullin 21, gjashtë pandemitë e para të kolerës janë shfaqur në vitet:
E para: 1817 – 1824
E dyta: 1829 – 1937
E treta: 1846 – 1860
E katërta: 1863 – 1875
E pesta: 1881 – 1886
E gjashta: 1889 – 1923 (burimi: Enciklopedia Britannica)
3. Pandemia e Gripit Spanjoll – në aspekt të numrit të vdekjeve të shkaktuara, Gripi Spanjoll njihet si një ndër pandemitë më të rrezikshme në historinë e njerëzimit. Pandemia Influenza u shfaq përgjatë viteve 1918-1919 dhe morri jetën e rreth 50 milion njerëzve. (burimi: Enciklopedia Britannica)
4.Pandemia e Korona Virusit (Covid-19) – Ndonëse rastet e para të shfaqjes së virusit të ri Korona (Covid-19) janë regjistruar në Nëntor të vitit 2019 në Wuhan të provincës Kineze Hubei, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli pandemi globale më 11 Janar 2020. (Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë)
10/04/2020
Copyright © Myth Buster.
A project by Democracy Lab
Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.