I rrejshëm

Koronavirusi mundet të asgjësohet nëse pini ujë shpesh

cover image

Myth Buster: Shefkije Alasani

Post Link

Date: 17/04/2020

Miti

Bashkë me rritjen e numrit të të infektuarve me COVID 19 në mbarë botën, është rritur edhe numri i recetave të barnave shtëpiake të cilat thuhet se neutralizojnë virusin. Në rrjetet sociale është bërë viral një mesazh që udhëzon se çfarë duhet të bëjmë që ta zhdukim Koronavirusin nga trupi jonë. Mesazhi shpërndahet në bisedat private online dhe sugjeron se virusi mundet të asgjësohet duke pirë shumë ujë. Ndër pretendimet tjera të mesazhit janë:

1. Koronavirusi para se të arrijë në mushkëri qëndron katër ditë në fyt

2. Nëse pini shumë ujë virusi pastrohet ose

3. Nëse gargarisni ujë të ngrohtë të përzier me krip ose uthull virusi asgjësohet para se të arrijë në mushkëri.

I rrejshëm

Demistifikim

Asnjë studim deri tash nuk ka vërtetuar se Koronavirusi mundet të shërohet duke pirë ujë. Gargëzimi me ujë me kripë mund të qetësojë një dhimbje të fytit, njerëzit këshillohen të pinë ujë në mënyrë që të qëndrojnë të hidratuar kur janë të sëmurë me grip ose me COVID 19.

1. Periudha e inkubacionit tek të prekurit me COVID 19, që shkaktohet nga Koronavirusi i ri, mendohet të jetë nga 1 deri 14 ditë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më së shpeshti, simptomat shfaqen pas ditës së pestë. Nuk është gjetur asnjë dokumentim shkencor që vërteton se virusi qëndron katër ditë në fyt dhe se mundet të eliminohet në mënyrë efektive para se të arrijë në mushkëri. (Snopes)

2. Pirja e ujit ndihmon që të mbahet organizimi i hidratuar. Nga OBSH kanë theksuar se nuk ka prova që vërteton se të pish sa më shumë ujë parandalon infektimin me COVID 19. Pra pretendimi se njerëzit që kanë COVID 19 mundet të shërohen duke pirë ujë ( qoftë në fazën e parë ose cilëndo fazë të infektimit) është i pasaktë.

3. Shpëlarja e hundës me ujë të ngrohtë të përzier me krip ose uthull nuk parandalon infektimin me COVID 19. Uji me krip ndihmon në qetësimin e dhimbjeve të fytit por nuk është këshillë mjekësore për të prekurit nga Koronavirusi i ri. Edhe nga OBSH kanë konfirmuar se përdorimi i kësaj metode nuk ndihmon në parandalimin e infektimit me COVID 19.

Në fakt, pretendimet e rrejshme se një metodë e tillë ndihmon në parandalimin e infektimit me koronavirusin e ri kanë qarkulluar që nga periudha kur virusi u përhap në Kinë. Pretendimet e tilla fillimisht u bënë virale në gjuhën angleze dhe më pas në gjuhët tjera.

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.