I vërtetë

E pabesueshme! Qytetarët në Izrael protestojnë duke respektuar distancimin social

cover image

Myth Buster: Shefkije Alasani

Post Link

Date: 21/04/2020

Lajmi

Përderisa e gjithë bota po përballet fuqishëm me armikun e padukshëm dhe autoritetet përkatëse vazhdimisht bëjnë thirrje që të qëndrojmë në shtëpi, mediat transmetuan një lajm të pazakontë. Bëhet fjalë për një protestë masive në Izrael ku mijëra njerëz u tubuan për të shprehur revoltën ndaj kryeministrit të vendit.

Artikulli:

“Mijëra qytetarë izrealitë, protestuan kundër qeverisjes së kryeministrit, Benjamin Netanyahu, duke kërkuar largimin e tij. Mirëpo, ajo që bëri përshtypje gjatë protestës, ishte fakti sesi qytetarët respektonin distancimin social mes tyre. Të veshur me maska mbrojtëse dhe duke mbajtur distancën ndaj njëri tjetrit, rreth 2.000 aktivistë u mblodhën në sheshin “Rabin”, në kryeqytetin e vendit, Tel Aviv. Protestuesit u mblodhën nga një thirrje në Facebook, e publikuar nga lëvizja “Flamuri i zi”, të cilët vazhdimisht dënojnë politikat e ndërmarra nga Netanyahu. Parlamenti i Izraelit, është ende në krijim e sipër, pasi kryetarët Gantz dhe Netaanyahu janë ende duke negociuar për nënshkrimin e një aleance sëbashku. Nëse dy krerët partiak nuk gjejnë një gjuhë të përbashkët, Izraeli rrezikon të përballet me një krizë të vërtetë, pasi koronavirusi ka përfshirë vendin duke infektuar 13,000 persona dhe shkaktuar 172 vdekje”.

I vërtetë

Qartësim

E pazakontë por e vërtetë, në kohën kur bota shënon mbi 2 milion të prekur nga COVID19 populli izraelit ka vendosur të protestojë duke i respektuar rregullat e distancimit social. Protesta në Izrael ishte kryefjalë e shumë mediave botërore. Po theksojmë disa nga titujt e mediave botërore: CNN - Mijëra izraelitë protestojnë kundër Netanyahut, 2 metra larg, The Guardian- Izraeli mban “distancim social” në protestë kundër Netanyahut, New York Post – Izraeli mban distancë sociale përderisa proteston për masat ndaj Koronavirusit, Hareetz – 2 mijë izraelitë të guximshëm protestojnë kundër sulmit të demokracisë.

 

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.