I rrejshëm

E gjithë Polonia në këmbë bravo

cover image

Myth Buster: MythBuster

Post Link

Date: 10/05/2020

Читај

Miti

Në rrjetet sociale qarkullon një video e cila pretendon që në Poloni zhvillohen protesta kundër ‘’mashtrimit’’ që po i bëhet botës me pandeminë nga Covid 19. Postimi që vetëm në orën e parë të publikimit ka marrë mbi 30 shpërndarje shkruan:

‘’ 🟢✅✅E gjithë Polonia në këmbë bravo .!! kur te dojë populli nuk të pyet se kush është ajo qeveri dhe kjo qeveri .!! kundër këtij mashtrimi më të madh që po i bëhet njerëzimit, tash veç shumica po e kuptojnë që gjithçka është mashtrim i madh .!!’’

I rrejshëm

Demistifikim

Lajmi është i rrejshëm! Në fakt videoja e shpërndarë është nga data 23 Korrik 2017 (videoja origjinale këtu) kur në Varshavë të Polonisë qytetarët protestonin kundër projektligjit qeveritar që kishte për qëllim të vendos Gjykatën Kushtetuese nën kontrollin e Qeverisë.

Videot e vjetra shpesh riciklohen për të krijuar lajme të rrejshme dhe ky është një shembull tipik. MythBuster edhe më herët ka raportuar për lajme të tilla të rrejshme, prandaj Ju ftojmë që informacioneve nga burime të pakonfirmuara, jo kredibili t’ju qasen me kujdes dhe në mënyrë kritike.

Ky lajm u raportua nga lexuesit tanë! Ju faleminderit që jeni pjesë e jona.    

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.