Tre mënyra të shpejta për të verifikuar vërtetësinë e lajmit

Si të verifikoni vërtetësinë e informatave

Përhapja e lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave është një nga sfidat më serioze të shoqërive moderne. Qasja dhe përdorimi masiv i teknologjisë së komunikimit, posaçërisht i rrjeteve sociale online u mundësoi aktorëve të dëmshëm që të përfitonin nga ky fakt për të avancuar agjendat e tyre. Krahas tyre qindra organizata dhe mediume nga çdo cep i botës janë vënë në shërbim për të zbuluar dhe të ekspozojnë lajmet e rrejshme përmes verifikimit të fakteve.

Lufta kundër lajmeve të rrejshme mund të fitohet vetëm nëse kemi qytetarë të cilët në mënyrë kritike i konsumojnë lajmet dhe janë të pajisur me informatat e duhura. Me shpërthimin e pandemisë paralelisht shpërtheu edhe infodemia me një sasi të jashtëzakonshme të informatave, shumica prej të cilave të paverifikuara dhe të rrejshme. Ne ju sugjerojmë që të informoheni nga institucione dhe persona relevant dhe informatat ti merrni kryesisht nga mediume kredibile dhe profesionale. 

Për t’iu kundërvënë infodemisë, po ndajmë me Ju 3 databaza që përfshinë punën e qindra organizatave për të ekspozuar lajmet e rrejshme lidhur me Covid-19. Gjithçka që ju duhet të bëni është të shënoni fjalën kyçe lidhur me lajmin dhe sistemi do të nxjerrë rezultatet.

 1. The CoronaVirusFacts/DatosCoronaVirus Alliance Database - Kjo bazë e të dhënave bashkon verifikues të fakteve në më shumë se 70 vende dhe përfshin artikuj të botuar në të paktën 40 gjuhë.

2. Google Fact Check Explorer – është bazë e të dhënave e krijuar nga Google.

3. Fist Draft Database – është baze e të dhënave që përfshinë informata dhe lajme të verifikuara në më shumë se 20 gjuhë lidhur me Covid-19.

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.