Kina kërcënon me pasoja ekonomike nëse Australia fillon hetimin për trajtimin e koronavirusit nga Pekini

Burimi: The Hill

Link

Data: 28/04/2020

Читај

Zyrtarët kinezë po kërcënojnë me pasoja ekonomike nëse Australia vazhdon përpara me një hetim mbi trajtimin e hershëm të shpërthimit të koronavirusit nga Pekini, raportoi të hënën Australian Sky News.

Ambasadori kinez në Australi Cheng Jingye tha se Pekini mund të inkurajojë qytetarët kinezë të bojkotojnë eksportet dhe produktet australiane nëse Australia do të fillonte hetimin, raportoi media.

Ministrja e Jashtme Australian Marise Payne i quajti kërcënimet kineze "imponim ekonomik" dhe përsëriti thirrje për një hetim mbi trajtimin e hershëm të shpërthimit, i cili mendohet se ka origjinën në qytetin kinez Wuhan.

"Australia ka bërë një thirrje parimore për një hetim të pavarur të shpërthimit të COVID-19, një krizë e paparë globale me pasoja të rënda shëndetësore, ekonomike dhe sociale", tha ajo. "Ne hedhim poshtë çdo sugjerim që imponimi ekonomik është një përgjigje e përshtatshme për një thirrje për një vlerësim të tillë, kur ajo që na duhet është bashkëpunimi global".

Thirrja e Australisë për të filluar një hetim të pavarur u bën jehonë kritikave nga Sh.B.A që Pekini trajtoi pa kujdes shpërthimin e koronavirusit nga fillimet e tij.

Sh.B.A kanë akuzuar autoritetet kineze për fshehje të shtrirjes së shpërthimit, duke pretenduar se Pekini nuk arriti ta paralajmërojë botën në kohë për pandeminë që po vinte.

 

Përktheu dhe përshtati: Elton Jashari

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.