I rrejshëm

Virusi Korona, i shpikur dhe patentuar në Britaninë e Madhe

cover image

Myth Buster: MythBuster

Post Link

Date: 04/04/2020

Читај

Miti

Disa nga teoritë e konspiracionit dhe lajmet e rrejshme spekulojnë se Virusi Korona është shpikur në laborator dhe i njëjti shërben si armë biologjike për luftëra hibride midis superfuqive. Në tekstin e publikuar fillimisht në gazetën Nezavisne nga Banja Luka e Republika Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe të përkthyer dhe përshtatur nga potale lokale pretendohet se virusi korona është shpikur dhe patentuar në Britani të madhe dhe të njëjtin e kanë përhapur shërbimi britanik i inteligjencës MI-6 në Wuhan të Kinës, duke u thirrur në analizën e profesorit rus Igor Panarin. Artikulli pretendon se:

1. Në Dhjetor 2019, agjent të infiltruar britanik kanë filluar aksion bio-terrorist në Wuhan. Grupi i agjentëve të MI-6 ka zbritur në Wuhan më 16 Janar, 2020 me fluturimin CZ 647 në relacionin Londër-Wuhan dhe është kthyer në natën e 20 Janarit, 2020.

2. Sipas burimeve tjera, virusi është zbuluar dhe patentuar në Britani me numër patente  EP3172319B1 nga Erica Bickerton .

3. Virusi është vaksinë e zhvilluar enkas për bronkitis tek pulat me virus infektues të bronkitit (IBV)    

I rrejshëm

Demistifikim

Artikulli është trillim i mbushur me plot zbrazëtira logjike, kontradikta shkencore dhe është plotësisht i rrejshëm. Sipas pretendimeve të lartpërmendura  faktet kundërshtuese janë siç vijojnë:

1. Pretendimi është jologjik. Nëse agjentët Britanik kanë filluar aksionin bio-terrorist në Dhjetor të vitit 2019, si është e mundur që ata të kenë udhëtuar për në Wuhan më 16 Janar të vitit 2020? Makinë për udhëtim në kohë? Magji? Teleportim? 😊

2. Patentës që i referohet artikulli është për vaksinë të patentuar në vitin 2014 dhe për një pjesë viruseve nga familja e njejtë nga vjen edhe virusi Covid-19. Nga familjen e viruseve korona vinë edhe Sars CoVid që shpërtheu në vitin 2003 dhe virusi MERS CoVid që shpërtheu në vitin 2012. Pra, vaksinat ekzistuese nuk janë efektive për virusin e ri CoVid-19 dhe në vaksinë parandaluese për të’ nuk ekziston ende.    

3. Sipas Institutit Hulumtues Scripps, në raportin e publikuar në magazinën shkencore Nature Medicine Virusi korona CoVid-19 është produkt i evoluimit natyrorë dhe nuk është i krijuar nga njeriu.

Zëvendësojmë mitet me fakte!

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.