I rrejshëm

Ngordhje masive e zogjve në Maqedoni

cover image

Myth Buster: MythBuster

Post Link

Date: 05/04/2020

Читај

Miti

Në rrjetet sociale, posaçërisht në Facebook, shpërndahen lajme të shumta që mundohen të vendosin lidhjen mes pandemisë aktuale dhe rrjetit 5G. Një nga ato publikime që ka marrë mbi 600 shpërndarje duke publikuar një fotografi me zogj të ngordhur.

Postimi e përshkruan kështu fotografinë:

‘’Ngordhje masive e zogjve në MAQEDONI, institucionet përgjegjëse heshtin, a do të merr dikush përgjegjësi, a është kjo pasojë e testimit të rrjetit 5G???’’. Personi që e ka postuar gjithashtu ka vendosur lokacionin duke bërë check-in në Vakuf, Kratovo, Macedonia.

I rrejshëm

Demistifikim

Lajmi është i rrejshëm dhe fotografia e përdorur është e marrë nga interneti nga një lajm i publikuar më 4 shkurt në gazetën italiane La Repubblica. Lajmi në fjalë flet për stuhi të fuqishme të cilat kanë rrëzuar drunjtë në rrugët e Romës, ndërsa arsyeja e ngordhjes së zogjve nuk dihet. Për më tepër, MythBuster ka demistifikuar pretendimet e lidhura me rreziqet për shëndetin që vinë nga rrjeti 5G. 

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.