I rrejshëm

Mos mbani frymën për 10 sekonda, nuk është test për virusin korona

cover image

Myth Buster: Rita Behadini

Post Link

Date: 01/04/2020

Читај

Miti

Që kur virusi korona filloi të përhapet nëpër botë, supozime të shumta u shpërndanë nëpër rrjetet sociale mbi atë se si mund të vërejmë nëse jemi të infektuar me këtë virus. Një prej tyre që u shpërnda në Facebook dhe Whatsapp, duke supozuar se vjen si sugjerim nga një anëtar i bordit të Spitalit Standford ishte se nëse mundeni të mbani frymën për 10 sekonda, ju nuk jeni i infektuar me virusin korona.

“Merrni frymë thellë dhe mbajeni frymën për më shumë se 10 sekonda. Nëse arrini ta bëni këtë me sukses pa u kollitur, kjo tregon se nuk ka fibrozë në mushkëri, që do të thotë nuk ka infeksion. Në kohë kritike, kontrollohuni çdo mëngjes në një ambient me ajër të pastër”, thoshte pjesë e mesazhit që u shpërnda nëpër rrjetet sociale.

I rrejshëm

Demistifikim

Sipas deklaratës për CNN të Dr. Robert Legare Atmar, specialist i sëmundjeve infektuese në Kolegjin e Mjekësisë Baylor, kjo mënyrë nuk është e saktë dhe lajmi i shpërndarë është i rrejshëm.

“Kur dikush ka një infeksion viral akut mund të jetë e vështirë për të të marrë frymë thellë dhe të mos kollitet sepse kanalet e frymëmarrjes janë të irrituara. Kjo është e gjitha. Por kjo nuk do të thotë asgjë për fibrozën, edhe pse njerëzit me fibrozë mund të kenë vështirësi në praktikimin e kësaj. Të qenurit në gjendje të mbash frymën për 10 sekonda nuk do të thotë se nuk e ke virusin korona”, sqaron mjeku.

Madje edhe vetë Universiteti i Standord-it nëpërmjet rrjetit social twitter njoftoi se ky informacion nuk është zyrtar dhe nuk ka dalë nga ky institucion.

Edhe PIB, agjenci për verifikimin e fakteve e Qeverisë së Indisë nëpërmjet twitter e konstatoi këtë lajm si të rrejshëm.

Specialisti i sëmundjeve infektive në Universitetin e Maryland-it, Faheem Younus, ka shkruar në twitter se shumë pacientë të moshës së re, të infektuar me virusin korona janë në gjendje të mbajnë frymën për shumë më shumë se 10 sekonda. Kurse ata më në moshë nuk do jenë në gjendje të bëjnë të njëjtën.

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.