Nga James Gallagher
Koronavirusi vazhdon të përhapet nëpër botë por ende nuk ka një vaksinë që të mbroj organizmin nga sëmundja që shkakton ky virus, COVID19.
Hulumtuesit mjekësor po punojnë fuqishëm për ta ndryshuar këtë fakt.
Pse është kaq e rëndësishme një vaksinë kundër Koronavirusit?
Virusi përhapet shpejtë dhe shumica e popullsisë botërore cenohet nga ky virus. Vaksina do të siguronte mbrojtje duke trajnuar sistemin imunitar për ta luftuar virusin, kështu njerëzit nuk do të sëmuren. Në këtë mënyrë do të ishte e mundur zbutja e masave shtrënguese dhe lehtësimi i distancimit social.
Çfarë progresi është bërë deri tani në këtë drejtim?
Kërkimet zhvillohen me shpejtësi të rrezikshme. Rreth 80 grupe shkencëtarësh, rreth e qark globit, bëjnë kërkime për zbulimin e një vaksine dhe disa kanë hyrë në testime të rrezikshme.
- Testimi i parë i vaksinës në njeri u njoftua nga shkencëtarët muajin e kaluar në SHBA. Si asnjëherë, shkencëtarët kanë anashkaluar testimet në kafshë për të parë sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës.
- Në Oksford, testimi i parë njerëzor në Evropë, ka filluar me më shumë se 800 rekrutë - gjysma do të marrë vaksinën Covid-19 ndërsa pjesa tjetër do pranojë një vaksinë kontrolluese e cila mbron nga meningjiti por jo Koronavirusi
- Gjigantët farmaceutik Sanofi dhe HSK janë bashkuar për të zhvilluar një vaksinë
- Shkencëtarët australian kanë filluar injektimin e dy vaksinave potenciale tek qelbësit (ferrets). Testi gjithëpërfshirës para-klinik është bërë tek kafshët por shkencëtarët shpresojnë se testimi tek njerëzit do mundet të realizohet në fund të prillit.
Megjithatë, askush nuk e din se sa efektive do të jetë ndonjëra nga këto vaksina.
Kur do e kemi vaksinën kundër Koronavirusit?
Për të zhvilluar një vaksinë normalisht duhen vite ndoshta edhe dekada. Shkencëtarët shpresojnë që të arrijnë një rezultat të tillë vetëm në disa muaj.
Shumë ekspertë mendojnë se vaksina do të jetë gati nga mesi i vitit 2021, rreth 12-18 muaj pasi virusi, i njohur zyrtarisht si Sars-CoV-2, u paraqit.
Kjo do të ishte një arritje e madhe shkencore por nuk ka garanci se do të funksionojë. Tanimë në trupin e qenieve njerëzore qarkullojnë katër lloje koronavirusesh. Zakonisht ato shkaktojnë simptoma të ftohjes dhe nuk ekziston asnjë vaksinë për asnjërin nga llojet.
Çfarë duhet bërë ende?
Shumë grupe shkencëtarësh kanë dizajnuar vaksina potenciale, megjithatë mbetet edhe shumë punë për të bërë.
Testimet duhet të tregojnë se vaksina është e sigurt. Nuk do të jetë e dobishme nëse shkakton më shumë probleme se sa vetë sëmundja.
Testimet klinike do të duhet të tregojnë se vaksina provokon përgjigje imunitare e cika do i mbroj njerëzit nga infektimi.
Një mënyrë për të prodhuar vaksinën në shkallë të madhe, duhet të zhvillohen dosa me potencial për miliarda njerëz.
Duhet të aprovohet nga rregullatorët mjekësor para se të jetë në përdorim.
Më në fund do të jetë sfida e madhe logjistike e vaksinimit të pjesës më të madhe të popullsisë në botë.
Sa njerëz do duhet të vaksinohen?
Është e vështirë të thuhet pa e ditur se sa efektive do të jetë vaksina. Mendohet se 60-70% e popullatës botërore duhet të jetë imune ndaj virusit me qellim që të parandalohet përhapja e shpejtë. Nëse vaksina është e suksesshme në botë do duhet të vaksinohen miliarda njerëz.
Si krijohet një vaksinë?
Në mënyrë të pa dëmshme vaksina i tregon sistemit imunitar viruset ose bakteret (madje edhe pjesë më të vogla të tyre). Mbrojtësit e organizmit i shikon viruset si pushtues dhe mësojnë të luftojnë kundër tyre. Nëse trupi ndonjëherë preket nga ai virus atëherë mekanizmat mbrojtës e dinë se çfarë duhet bërë. Metoda kryesore e vaksinimit për dekada të tëra ka qenë përdorimi i viruseve origjinal. Vaksina e fruthit, shytave dhe rubeolës bëhet duke përdorur viruse të dobësuara që nuk mund të shkaktojnë një infeksion të plotë.
Gjatë punës për vaksinën kundër Koronavirusit po përdoren qasje të reja dhe të pa testuar, këto lloj vaksinash quhen “plug and play”. Kjo qasje përdoret sepse tashmë dihet kodi gjenetik i Koronavirusit të ri dhe ekziston një kopje vizatimi i ndërtimit të këtij virusi.
A do i mbrojë vaksina të gjithë grupmoshat?
Në mënyrë thuajse të pashmangshme, vaksina do të jetë më pak e sukseshme tek njerzit e moshuar, kjo ndosh sespse sistemi imunitar i plakur nuk i përgjigjet imunizimit. Kjo vërhet edhe nga goditjet e gripit vjetor.
Tek të moshuarit vaksina mundet të jetë efektive nëse jepen më shumë doza ose duke e shoqëruar vaksinën me një kimikatë që e nxit sistemin imunitar.
Kush do të vaksinohet?
Nëse krijohet vaksina, në fillimet e saj do të ketë furnizim të kufizuar, prandaj do jetë e rëndësishme të caktohet se kusht do të ketë prioritet vaksinimi.
Të parët në listë do të jenë punonjësit mjekësor që kanë qenë në kontakt me pacientët e prekur nga COVID19. Sëmundja është më vdekjeprurëse për të moshuarit prandaj nëse vaksina është efektive për grupmoshën e tyre, të moshuarit do të kenë prioritet. Megjithatë do të ishte më mitë të vaksinohen ato të cilët jetojnë ose kujdesën për më të moshuarit.
Përtshati: Shefkije Alasani
Copyright © Myth Buster.
A project by Democracy Lab
Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.