Gripi spanjoll vrau më shumë se 50 milion persona. Cilat janë mësimet që bota duhet t’i aplikojë në përballjen e Koronavirusin

Burimi: CNN

Link

Data: 21/04/2020

Читај

Cilat janë mësimet që bota duhet t’i aplikojë në përballjen e Koronavirusin

Në vitin 1928 një pandemi vërshoi botën si zjarr i egër duke shkaktuar mbi 50 milion viktima anembanë globit. "Intensiteti dhe shpejtësia me të cilën goditi virusi ishin pothuajse të paimagjinueshme - duke infektuar një të tretën e popullsisë së Tokës", thanë nga  Organizata Botërore e Shëndetit. Bëhet fjalë për pandeminë e gripit në vitin 1918 që ndryshe njihet edhe me emrin “gripi spanjoll”, edhe pse origjina e pandemisë nuk ishte Spanja.

Pak para vitit 2020 bota filloi të përballet me një pandemi të re, atë të COVID19, i cili po përhapet me shpejtësi shumë të madhe.

Disa nga mësimet e dhimbshme që njerëzimi mësoi nga pandemia e vitit 1918 janë të rëndësishme edhe sot, të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e një rezultati po aq katastrofik.

MËSIMI #1: Mos e lejoni shumë herët ndalimin e distancës sociale

Gjatë pandemisë së Gripit Spanjolle, njerëzit ndaluan distancimin social shumë herët, duke çuar në një valë të dytë të infeksioneve që ishte më vdekjeprurëse se e para, thonë epidemiologët.

Në fakt, një tubim masiv njerëzish nga fundi të valës së parë të infektimeve në vitin 1918, ndihmoi fuqishëm në nxitjen e valës së dytë të infektimeve me pasoja më vdekjeprurëse. I tillë ishte rasti në qytetin e San Franciskos, në momentin kur rastet e të prekurve me Gripin Spanjoll po shkonin drejt zeros, autoritetet vendase vendosën të organizojnë një paradë me maska në qytet. Dy muaj më vonë, për shkak të atij evenimenti, virusi u rikthye edhe më fuqishëm. Fat të ngjashëm pati edhe Filadelfia. Edhe pse 600 ushtarë të marinës në Filadelfia, në shtator të vitit 1918, ishin të prekur nga Gripi Spanjoll autoritetet vendosën të mos e anulojnë paradën ushtarake të planifikuar për më 28 shtator 1918. Tre ditë më vonë në Filadelfia u regjistruan mbi 600 raste të reja me Gripin Spanjoll. Gjatë tetorit më shumë se 10 000 qytetar në Filadelfia humbën jetën si pasojë e pandemisë.

MËSIMI #2: Të rinjtë dhe personat e shëndetshëm mundet të jenë viktima të sistemit të tyre të fortë imunitar

“Pandemia e vitit 1918 mori jetën e shumë të rinjve të cilët gëzonin shëndet të mirë. Rreth 2/3 e vdekjeve e përbënin personat nga mosha 18 deri në 50 vjeç. Kulmin e vdekjeve e mbante mosha 28 vjeçe”, shprehet Barry, autor i librit “Influenza e Madhe: Historia e Pandemisë më Vrastare në Histori”.

Koronavirusi i ri sulmon më së shumti të moshuarit. Megjithatë, shumë të rinj, të shëndetshëm gjithashtu sëmuren rëndë ose vdesin nga Covid-19. Një nga arsyet se gripi i vitit 1918 ishte aq vdekjeprurës për të rinjtë ishte sepse virusi u përhap gjatë kohës që filloi Lufta e Parë Botërore, në atë kohë ushtarët jetonin në kazerma dhe shumë pranë njëri tjetrit. Tani nuk jemi në kohë lufte por gjithsesi me rëndësi mbetet mësimi se: Të rinjtë, personat e shëndetshëm nuk janë të paprekshëm. Sistemi i tyre i fort imunitar mundet të punojë kundër tyre.

Duke analizuar Gripin Spanjoll sot shkencëtarët besojnë se “ mbi-reagimi i sistemit imunitar kontribuoi në numrin e lartë të vdekjeve tek të rinjtë e shëndetshëm në vitin 1918”, ka shkruar Dr. Richard Gunderman, profesor i lartë i mjekësisë në Universitetin e Indianes. Një shekull më vonë nga pandemia e Gripit Spanjoll, sistemi imunitar hiperaktiv mundet të kontribuojë edhe në vdekjen e të rinjve nga Koronavirusi. Përgjigjet e fuqishme të sistemit imunitar shpesh quhen stuhitë e citokinës, thotë shefja e raportimit mjekësor në CNN Dr. Sanjay Gupta. 

MËSIMI #3: Mos hidhni ilaçe të paprovuara kundër virusit

Pa dyshim se ka pasur përparime të mëdha mjekësore dhe teknologjike në 102 vitet e fundit. Por Gripi Spanjoll dhe koronavirusi janë dy pandemi me dy sfida kryesore: mungesën e një vaksine dhe mungesën e një kure. Në vitin 1918, sipas Universitetit të Stanfordit trajtimi ndryshonte nga ilaçet e reja të përpunuara deri tek vajrat dhe bimët. Terapia ishte shumë më pak shkencore se sa diagnostikimi, pasi ilaçet nuk kishin asnjë teori të qartë shpjeguese të veprimit.

Në vitin 2020, ka spekulime të përhapura nëse hidroksilklorina - një ilaç i përdorur për trajtimin e malarjes, lupusit dhe artritit reumatoid - mund të ndihmojë pacientët me koronavirus. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se hidroksilklorina nuk ndihmoi në shërimin e pacientëve me koronavirus - përkundrazi, te disa pacientë u paraqiten efekte anësore të tilla si çrregullimi i ritmit të zemrës.

Mjekët në Brazil dhe Suedi gjithashtu kanë ngritur shqetësime në lidhje me përdorimin e klorokinës, një ilaç shumë i ngjashëm me hidroksikloraku. Mjekët thonë se te pacientët me koronavirus ky ilaç mundet të shkaktojë probleme të zemrës.

Në fund të fundit ende nuk është e qartë nëse disa ilaçe shkaktojnë më shumë dëm sesa të mirë në luftën kundër koronavirusit.

Përshtati për MythBuster: Shefkije Alasani

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.