Autorët të kampanjës dezinformuese rreth largimit të trupave të NATO-s nga Lituania për shkak të përhapjes së COVID19 u shtirën si Vilius Petkauskas, një gazetar i njohur lituanez dhe verifikues faktesh në platformën mediatike 15min.lt. Ky rast është edhe një shembull se si pandemia e COVID19 përdoret për të krijuar mendim anti NATO në vendet Baltike. Platformat mediatike të përfshira në këtë kampanjë më herët përdorin persona online anonimë, siç raportonte DFRLab në vitin 2019. Rasti i fundit tregon përkushtim më të madh për të arritur vërtetësinë, pasi identiteti dhe besueshmëria e një personi real u përdorën për të përhapur informacion të falsifikuar.Rasti gjithashtu demonstron një qasje të re nga aktorët e dezinformimit për të ndikuar psiqikisht tek kontrolluesit e fakteve.
Në fillim të vitit 2017, NATO-ja rriti praninë e saj në shetet e Baltikut dhe Poloni midis agresionit rus në Ukraninën Lindore. Narrativa si “Nato është agresiv” dhe “Nuk janë të mirseardhur” janë shumë të përhapura në këtë rajon dhe kanë target popullatën rusisht-folëse në vendet e Baltikut.
Një letër e falsifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u është dërguar mediave lituaneze, selisë së NATO-s në Bruksel, dhe institucioneve të tjera qeveritare nga një email i rremë i Ministrisë së Mbrojtjes Lituaneze. Letra pretendonte se NATO do të tërheqë trupat e saj nga Lituania për shkak të pandemisë COVID-19. Letra ishte e shkruar me shumë gabime drejtshkrimore dh në mënyrë të përkryer kishte një kopje të nënshkrimit të Stoltenberg, që është në dispozicion të hapur në internet.
Ministria e Mbrojtjes së Lituanisë menjëherë e përgënjeshtroi falsifikimin, i cili veçmë ishte përhapur në disa media në gjuhën angleze dhe YouTube.
Autorët e artikullit që shpërndanë letrën e falsifikuar u shtirën si gazetari i njohur e respektuar lituanes Vilius Petkauskas. Faqet (OpEd News dhe The Duran) të cilat menjëherë e publikuan artikullin e rremë, njihen si faqe që edhe më herët kanë shpërndarë tekste anti-NATO duke shfrytëzuar deklarata të personave anonimë me emra lituanes e letones. Më së voni këto dy faqe shpërndanë një artikull ku thuhej se: “Ushtrimi ushtarak i NATO-s, i udhëhequr nga SHBA Defender Europe 20 do të çonte në përhapjen e COVID-19 në shtetet e Baltikut.
Identiteti i Petkauskas u përdor gjithashtu për të krijuar një blog me domenin viliuspetkauskas.blogspot.com, si dhe një kanal në YouTube që nuk ekziston më. Të dy faqet online u emëruan "Lietuva Mano Tevyne", përkthyer nga Lituanishtja "Lituania Atdheu im", dhe ishin ndër të parat që shpërndan artikullin e titulluar "NATO tërheq trupat nga Lituania". Përshkrimi i blogut dhe logoja e përdorur për llogarinë YouTube u nxorrën nga profili i Petkauskas në 15min.lt.
Përveç historisë së rreme për NATO-n, blog-u përmbante tetë postime të tjera, të gjitha të publikuara më herët në 15min.lt nga Petkauskas.
Autorët e artikujve të rrejshëm, të cilat gazetari Petkauskas më herët i kishte demistifikuar, e akuzuan atë se është gënjeshtar. Më 3 gusht 2019, faqja e internetit “Bukimevieningi.lt” me qendër në Londër e quajti gënjeshtar Petkausaksin duke e akuzuar se po shpërndan lajme të rrejshme. Më 4 mars 2020 po e njëjta faqe e akuzon Petkausasin se po vazhdon të gënjejë. Ndërkohë, një artikull më 18 prill e quan Petkauskas një “idiot funksional” duke e akuzuar gazetarin se po e mbron Bill Gates, i cili tashmë njihet si targeti kryesor i teorive konspirative të COVID19 dhe vaksinave. Një tjetër autor i një artikulli, ku pretendohet se Princ Charles është shëruar nga COVID19 me hemopati (sistem mjekësor që bazohet në besimin se trupi mundet ta shërojë vetën), targeton gazetarin Petkauskas dhe e akuzon se shpërndan lajme të rrejshme.
DFRLab më herët ka dokumentuar sulme personale tek kontrolluesit e fakteve edhe në Letoni
Edhe pse Ministria e Mbrojtjes e përgënjeshtroi letrën e rreme dhe në të njëjtën ditë letra u shpërnda në shumë media dhe u raportua se është e falsifikuar, fushata dezinformuese vazhdoi të përhapet.
Më 22 Prill, një llogari në YouTube me emrin "Nikolas Ratas" ,e krijuar në të njëjtën ditë, publikoi një video me titull "A është kjo shembja e NATO-s?" dhe e përdori si provë letrën e falsifikuar ku thuhet se NATO po i tërheq trupat nga Lituania për shkak të COVID19.
Më 23 prill, një faqe në internet “The Baltic Word” publikoi një pjesë të opinionit nga Jonas Dringelis në të cilën citohet qendrimi zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes lituanese por pastaj spekulohet se lajmi rreth tërheqjes së trupave të NATO-s mundet të jetë i vërtetë.
Sipas raportimeve të DFRLab Jonas Dringelis është një nga disa personat anonim online që vazhdimisht shpërndan narrativa anti-NATO në gjuhën angleze.
Më 24 Prill, media media gjermane “Die Welt” publikoi një artikull të titulluar "Si Covid-19 destabilizoi krahun lindor të NATO-s". Artikulli u publikua në një uebfaqe me pagesë, por RT, versioni mediatik rus në pronësi të Kremlinit, e përktheu atë. Versioni i përshtatur në anglisht nga artikulli gjerman “Die Welt” nuk e theksonte letrën e falsifikuar si të rreme.
Sipas BuzzSumo artikulli gjeneroi 271 interaksione në rrjetet sociale.
Përderisa, letra e falsifikuar dhe përdorimi i identitetit të një gazetari real për të përhapur dezinformimin, kishte mundësinë që të ishte një fushatë e suksesshme për ndikimin e informacionit, angazhimi i përgjithshëm me narracionin në mediat sociale mbeti mjaft i ulët. Megjithatë, përdorimi identitetit të një gazetari të vërtetë në një artikull të rremë, është një shenjë shqetësuese e taktikave që mund të përdoren në artikuj tjera dezinformuese.
Analiza e plotë DFRLab
Copyright © Myth Buster.
A project by Democracy Lab
Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.