Çorientues

Mister mbi qiellin maqedonas – nëse e keni vërejtur, kjo është ajo që i shqetëson të gjithë (FOTO)

cover image

Myth Buster: Shefkije Alasani

Post Link

Date: 17/04/2020

Читај

Miti

Lajmi se gjëra të mistershme po ndodhin në qiellin e Maqedonisë së Veriut shpërtheu në rrjetet sociale, ku u shpërndanë një furi fotografish të përcjella me mesazhe që përhapin panik dhe konfuzion. Bazuar në këto postime, lajmi “ Mister mbi qiellin maqedonas – nëse e keni vërejtur, kjo është ajo që i shqetëson të gjithë (FOTO)” u plasua edhe në portalet online! Në tekskt mes tjerash theksohet se ngjarja e pazakontë ka ndodhur rreth orës 21.00 më 16 prill dhe se 30 pika në formë të vargut qëndronin pran njëra tjetrës. Vetëm pak orë pas publikimit të këtij lajmi në një portal janë në Facebook regjistruar mbi 1400 interaksione dhe aktualisht ka mbi 360 shpërndaje.

Çorientues

Demistifikim

Lajmi me fotografinë në qarkullim është çorientues! Fotografia e përdorur është nga satelitët StarLink të kompanisë SpaceX, të inovatorit Elon Musk të cikët kanë për qëllim të shpërndajnë internet në të gjithë rruzullin tonë, përfshirë në vende në të cilat ajo nuk ka qenë e mundur për shkak të infrastrukturës. Aktualisht në orbitën tonë qarkullojnë mbi 180 të tillë dhe deri në fund të 2025 kompania planifikon që rreh orbitës të qarkullonë 12,000 satelitë StarLink.

Megjithatë, ka shumë mundësi që qytetarët sonte edhe të kenë hasur ‘’yje që bien’’ nga qielli më shumë se zakonisht. Nëse keni parë diçka të tillë, atëherë sipas Agjencisë Amerikane Hapsinore (NASA) ato janë vetëm copëza të kometës ATLAS e cila ka disa ditë që ka shpërthyer dhe tani e sa ditë digjet në atmosferën e tokës. Të njëjtat do mund të shihen edhe ditët ne vazhdim!

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.